Rama: Nëse tentojnë të hyjnë në Kryeministri, policia të zbatojë ligjin

Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi sonte në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla se nëse protestuesit do të tentojnë të hyjnë në Kryeministri, Policia e Shtetit do të zbatojë ligjin, duke nënkuptuar përplasje.  Kreu i qeverisë la të kuptohej se në protestën e opozitës, sipas tij, mund të ketë dhe ndikime të faktorëve të tjerë që ai i cilësoi i “armiq të Shqipërisë”.

“Një palokryetar opozite shkatërroi sot solemnitetin e një seance për aderimin e Maqedonisë së veriut në Nato dhe për të nderuar mikun e shqiptarëve që erdhi nga Shkupi. Asnjë forcë antishqiptare nuk mund të bënte atë që bëri opozita sot. A shfrytëzohen këta brenda nga ata që janë jashtë, kjo nuk do as mend dhe as kalem. Kjo është një opozitë kaq e dobet dhe pa kredibilitet dhe s’ka shpresa që të vijë në qeveri. Armiqtë janë aq seriozë sa të mos u besojnë këtyre. Të shtunave nuk shkoj në kryeministri dhe shkoj në terren. Këtë herë do jem në Vlorë” – tha Rama.

Sokol Balla: Keni informacion për dhunë?

Edi Rama: Dhunë? Nuk jam i interesuar për këtë aspekt, Policia i ka të gjitha kapacitetet për të mbajtur këtë protestë. Protesta që në këtë periudhë që kemi qeverisur ne, nuk kanë pasur asnjë më shumë se të gjitha administrata bashkiake, bashki të tëra që organizohen drejt Tiranës. 1200 veta paguan Bashkia Lezhë. Në fund të ditës, këto janë protesta që nuk shkojnë asgjëkund.

Sokol Balla: Si do reagoj qeveria po pati dhunë?

Edi Rama: Qeveria nuk reagon, reagon Policia, ajo zbaton ligjin. Këto janë protesta kastash që nuk kanë ndërmend të shkojnë asgjëkund. Qeveria nuk reagon në rast dhune. Reagon policia në rast të dhunës. Nuk është detyrë e qeverisë të administrojë një protestë. Ka një ligj që për protestat.

Kryeministri Edi Rama ka justifikuar gjuhën fyese ndaj deputetëve të opozitës. “Unë jam ky që jam. Nëse ata se përballojnë dot oratorinë, nuk është problemi im”,- tha kreu i qeverisë.

I pyetur nëse po i tërheq sulmet drejt vetes me gjuhën që përdor, Rama u shpreh: “Jam shumë i zënë me zgjidhjen e problemeve të trashëguara të vendit që të merrem me ata”.

Kryeministri deklaroi se pjesëmarrja masive e qytetarëve në protestën e së shtunës nuk do të thotë asgjë për qeverinë e tij.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/708753826192896/

Lexoni edhe

SHKARKO APP