Rama: “Partitë e reja janë cikli i dytë i farës së keqe të LSI”. Kundërpërgjigjet Adriatik Lapaj: Nuk do të jesh kryeministër

Nga Saranda, kryeministri Edi Rama ka sulmuar ashpër partitë e reja politike, të cilat i quajti “cikli i dytë i farës së keqe të së ndjerës LSI”. Gjatë një fjalimi për procesin e integrimit europian, Rama theksoi se vetëm një parti e madhe si Partia Socialiste mund të garantojë interesin kombëtar.

“Sa më e vogël një parti, aq më të vogla interesat e atyre që e shesin veten për përfaqësues të interesave të mëdha. Partitë e vogla janë për interesa të vogla,” u shpreh Rama.

Ai kritikoi dhe rolin që sipas tij pretendojnë të kenë partitë e vogla në negociatat me BE-në: “Ne negociojmë me 1 mijë veta nga Shqipëria dhe 1 mijë nga BE, dhe s’mund të vijë bufi ose zogjtë që thonë ‘prit, duhet të merresh edhe me mua’. Ata janë vetëm në moshë të rinj, por në mendësi janë ripërsëritje e LSI-së.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama nënvizoi rëndësinë e procesit të integrimit dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të çuar përpara projektin europian të vendit. “Është përtej partive, është përtej 71 deputetëve, është çështje kombëtare dhe duhet fuqi dhe përpikmëri për ta çuar deri në fund,” tha kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nuk ka vonuar dhe është kundërpërgjigjur Adriatik Lapaj: “Përpos se i pangopur, është dhe mosmirënjohës. Pasi u bë kryeministër, duke bashkuar votat me LSI-në, e pasi i shpërbleu me 20 përqind të vendeve të punës në administratë, duke trajtuar administratën sikur ta kishte plaçkë të veten, e pasi i bëri ministra, kryetarë parlamenti, e deri president të vendit, tani bën sikur ka zbritur nga ndonjë planet tjetër, dhe nuk ka qenë ky autori i këtyre gjërave.

Zoti Rama, nëse do të jetë në dorën tonë përmes votave të qytetarëve, krijimi i kësaj qeverie që vjen, ti nuk do të jesh kryeministri i këtij vendi. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky model politik”, u shpreh në përgjigjen e tij Lapaj.

Por kemi parë tash 34 vite që ndryshe thonë në fushatë partitë e vogla dhe ndryshe veprojnë pas zgjedhjeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?