Kryeministri Rama ngjit si dikur shkallët për te kryetari i Kuvendit. Ça halli e ka zënë?

Kryeministri Rama është parë sot duke ngjitur shkallët për te zyra e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kishte muaj që kryeministri nuk e bënte udhën kryeministri-kryesi e Kuvendit, që nga koha kur Ilir Meta ishte kryeparlamentar.

Asokohe duhej të ngjiste shkallët për te aleati, sepse LSI i mbante qeverinë në këmbë, por tani ça halli e ka zënë kryeministrin i cili bëri “gjimnastikën” e shkallëve për tek Gramoz Ruçi?

Të shtunën opozita ka paralajmëruar protestë si dhe dëshirën për rrëzimin e qeverisë, megjithatë “nga e thëna në të bërë, shtrihet një det i tërë”- thotë populli. Nesër, ditë e enjte, është seancë parlamentare dhe opozita ka thurur një skenar të rrezikshëm për të motivuar protestuesit ditën e shtunë. Burime konfidenciale nga opozita tregojnë për diçka e cila do të ndezi situatën politike, por saktësisht nuk flasin për nesër.

Nëse shikon turin paraelektoral (nuk jemi në fushatë) të kryeministrit Rama nëpër rrethe ndjen se diçka po projekton kryeministri. Zgjedhje të parakohshme në tetor apo ndryshim drastik qeverie? Në të dyja raste duket se mbetet në avantazh PS, pasi PD-ja akoma nuk është e qartë me vetveten dhe kryeministrin. LSI është për luftë në çdo orë për ta rrëzuar kryeministrin. Ndërsa në PS janë të ç’orientuar.

Vetëm Edi Rama e di skenarin për ta kapur në befasi opozitën. Edhe nga sot Gramoz Ruçi. Të tjerët flasin kot në PS sikur e dijnë se çka në mendje Edi Rama.

Gjithsesi ngjitja e shkallëve të Kryesisë së Kuvendit e tregon një hall të kryeministrit.

 

SHKARKO APP