Rama: Pas 613 kilogram kokainë të Durrësit fshihen drejtues të lartë të PD

Edi Rama ka hedhur bombën e madhe. Ai ka deklaruar se pas 613 kilogram të kapur nga policia e shtetit me ministër Fatmir Xhafën dalin rrënjët e drejtuesve të lartë të PD-së. Kokaina e kapur në Durrës me 613 kilogram po hetohet nga prokuroria e krimeve të rënda. Kjo sasi e madhe kokaine e ardhur nga Kolumbia shkonte diku te 180 milionë euro në tregun e shitjes në Europë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e kësaj të hëne se problemi i kokainës është i opozitës dhe besoj se këtë do e zbulojë edhe prokuroria.

“Proçesi ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut dhe nga ana tjetër të dhënat që unë disponoj në rrugë operative është e kuptueshme pse është gjithë ky acarim”, tha Rama.

Rama tha se në bazë të informacioneve që ka krijohen dyshime të arsyeshme mes personit që akuzohet për 613 kg kokainë të kapur në Durrës dhe njerëzve në nivelet drejtuese të PD-së. “Në rastin konkret të kokainës lidhjet janë shumë lart dhe kanë lidhje me pushtetin e dikurshëm që është opozita e sotme, Partia Demokratike”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se në rastin e kokainës ka dyshime të arsyeshme që lidhjet shkojnë shumë lart në pushtetin e kaluar, sot në opozitë, që është Partia Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet më të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova

 

SHKARKO APP