Rama: I bëmë detyrat e shtëpisë, shpresoj që të mos bëhemi “kokë turku”

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Deutsche Welle” deklaroi se Shqipërinë i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj sa i takon fazës për çeljen e negociatave, ndërsa shtoi se vendimi tashmë do jetë i bazuar tek gjykimet politike të BE.

Po ashtu kreu i qeverisë, gjatë vizitës së tij në Gjermani, tha se shpreson që Shqipëria mos të bëhet ‘kokë turku’ për të avancuar në axhenda që s’kanë të bëjnë me detyrat. Rama tha se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë nuk duhet lexuar si hapje e negociatave.

“Sinqerisht nuk ka shumë për t’i thënë kancelares, pasi ajo është në dijeni të perspektives së Be. KE na dha rekomandim të qartë pa kushte dhe duhet të nisim negociatat. Nuk është fundi i një procesi, por nisja e një faze të re që kërkon sakrificë.. Ne kemi përmbushur detyrat e shtëpisë për këtë fazë. Tashmë është vendimmarrje bazuar në gjykime politike dhe kur bëhet fjalë në këtë pjesë ka luftë për interesa të ndryshme. Ajo që do doja është që Shqipëria mos të behej peng e një dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret nga forcat politike si një ‘kokë turku’ për të avancuar agjendat që s’kanë të bëjë me atë qe kemi të bëjmë me detyrat”, tha Rama.

VIDEO/INTERVISTA E EDI RAMËS PËR DW

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155760329686523/

Si mendoni se do të jetë qëndrimi i kancelares Merkel?

Besoj se kancelarja që është kampione e proceseve transformuese në Europë, do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Maqedoninë, në një moment thelbësor si ky. Serbia dhe Mali i Zi janë duke negociuar dhe ne jemi gati të bashkohemi me ta, për ta zhvilluar më tej rajonin.

Sa kohë do t’i duhet Shqipërisë për të ecur drejt progresit?

Varet nga pikëvështrimi. Ne deri më tani ne nuk kemi bërë vetëm progres thelbësor, por befasues. Ne deri më tani kemi 21 gjyqtarë e prokurorë që janë jashtë sistemit, me zbatimin e vettingut. Pra reforma në drejtësi po zbatohet. Synojmë të ecim përpara me zbatimin e reformave. Vlen të përmendim luftën ndaj fenomenit të kanabisit. Rezultatet në këtë drejtim, janë të dukshme. Pra po ta shohim nga puna që është bërë në këtë fazë, zhvillimi është i dukshëm. E nëse do e shohim nga premisa e vendit kandidat, do të thosha se ka ende për të bërë.

SHKARKO APP