Rama: Përdorimi i VPN është i rrezikshëm sepse me VPN falas hakerat bëjnë namin, në grabitjen e të dhënave të telefonit

Kryeministri Rama u shpreh sot se VPN falas paraqesin rrezik pasi përdoren nga hakerat për të pasur akses në telefon apo të dhënat e qytetarëve. Së shpejti, sipas kreut të qeverisë përfaqësues të kompanisë TikTok do të vijnë në Shqipëri ku do të paraqesin edhe planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët.

“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar në telefonat smart. Përdorimi i VPN është i rrezikshme sepse me VPN falas hakerat bëjnë namin, në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kështu që duroni disa kohë pa TikTok deri kur të përfundojë edhe programi i përbashkët me kompaninë e cila do të vijë në Shqipëri së shpejti për të paraqitur planin për rritjen e sigurisë për fëmijët e adoleshentët në mënyrë që të gjithë të jeni të lumtur, kompania, prindërit, fëmijët, mësuesit por edhe ne”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?