Rama përgatit ndryshimet në Qeveri. Vijnë Dade, Angjeli, Fino dhe Xhafa
Edi Rama ndjen se kuotat qeverisë kanë rënë shumë.Po shkohet drejt zgjedhjeve të radhës ose mundet në rast krize me LSI edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vjeshtë. Duke e ndjerë se shumë ministra të tij janë me minus kuota publike ka filluar të projektojë ndryshime në ministra. Për momentin siç e akuzon publikisht Ben Blushi se Rilindja ka pushtuar PS-në dhe në popull mbetet PS-ja që merr vota si dhe duke ditur se sot vetëm Blendi Klosi vjen nga radhët e socialistëve, ndërsa të gjithë ministrat e PS-së janë “Rilindas” Kryeministri do të marrë në kabinetin qeveritar emra të njohur të PS-së si Arta Daden, Anastas Angjelin , Bashkim Finon dhe Fatmir Xhafën.
Bisedimet me një pjesë janë kryer ndaj pritet vetëm se kur Rama do të vendosë të bëjë ndryshime. Natyrisht deri në fund të këtij sesioni parlamentar në korrik nuk ka gjasa ti bëjë ndryshimet. Por me shumë kanë filluar në selinë rozë të flasin se cilët ministra do të ikin. Pasi vijnë katër, por cilët janë katër emrat që ikin nga postet e tyre. Arta Dade njeh shumë mirë diplomacinë. Ka qenë edhe ministre e jashtme dhe në kohën e saj diplomacia pati suksese edhe për shkak të elegancës së saj diplomatike dhe eksperiencës në politikë. Anastas Angjeli njeh mirë financat dhe ekonominë, por duket Arben Ahmetaj ka rrënjë të forta tek Kryeministri si anglishtfolës e jurist dhe mbetet tek financat, Fatmir Xhafa drejtësinë e njeh mirë, por Ylli Manjani nuk lëshon kuota, pasi po punon me karizëm e profesionalizëm, ndërsa Bashkim Fino bën çdo dikaster.
Pra a ikin Damian Gjiknuri, Eglantina Gjermeni, Ditmir Bushati dhe Ilir Beqja? Sikurse flitet se Mesila Doda vjen nga PDIU dhe zëvëndëson Mirela Kumbaron.
Të sigurtë janë katër ministra që ikin…