Rama poston pamjet: “Buna Fest”, një festë e bukur që mblodhi turistët në Dajç

Në fshatin Dajç të Shkodrës u organizua “Buna Fest”, një aktivitet kulturor që mblodhi vizitorë e turistë të shumtë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aktiviteti i organizuar në brigjet e Bunës, aty ku lumi bashkohet me liqenin e Shkodrës. “‘Buna Fest’ një festë e bukur që mblodhi në Dajç të rinj e të reja, banorë të zonës dhe turistë”, shkruan Rama.

Brigjet e Bunës në Dajç u kthyen në një skenë magjike me muzikë. Edhe fëmijët përjetuan një ditë plot argëtim me kanoe, paddle board apo edhe duke notuar në rrjedhën e lumit Buna. Më i veçanti ishte panairi me produkte agroushqimore dhe artizanale. Po ashtu ranë në sy stendat e mbushura me lule e pemë dekorative.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?