Rama: Propozimi i ri për PD, bëjeni reformën si të doni ne do e votojmë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se është gati të votojë çdo propozim të PD për reformën nëse është dakord BE dhe SHBA. Komenti i kryeministri është bërë në Twitter pas një dite të gjatë me akuza mes PS dhe PD në Kuvend për reformën.

Më herët në takimin me ambasadorët shqiptarë në botë, Rama tha se nëse reforma nuk kalon do të ketë pasoja të rënda për procesin e integrimit të vendit.
Partia Demokratike kundërshtoi propozimin e fundit për konsensus të ideuar nga SHBA dhe BE. Sipas PD, misionet ndërkombëtarë nuk mund të ketë kompetenca kushtetuese. PD pretendon se varianti i fundit u jep të drejta kushtetuese ndërkombëtarëve në procesin e përzgjedhjes së juristëve që do të kryejnë kontrollin e gjyqtarëve.
Nje propozim i ri per PD: Shkruajeni vete si te doni reformen, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojme pa levizur asnje presje!
— Edi Rama (@ediramaal) July 14, 2016