Rama publikon pamje spektakolare nga koncerti i Kanye West në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga koncerti i artistit amerikan Kanye West, që po zhvillohet sonte në Tiranë.

Përmes postimit të tij, kreu i qeverisë ka publikuar video nga atmosfera e koncertit, ku mijëra spektatorë po ndjekin performancën e një prej emrave më të njohur të muzikës hip-hop në botë.

Pamjet tregojnë skenën e ndriçuar me efekte vizuale dhe entuziazmin e publikut, ndërsa koncerti u shndërrua në një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore të zhvilluara këtë vit në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët gjatë ditës, Rama priti Kanye West në ambientet e Kryeministrisë, ku zhvilloi një takim me artistin pak orë përpara koncertit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?