Rama publikon pamjet e hapësirës publike të zënë nga biznesi: Gjykatësi Ligoraq i bashkohet dosjes së Gjelit, Balliut e Demirit!

Ndërsa në gjithë vendin vijon heqja e ndërtimeve pa leje që kanë zënë hapësirat publike, kryeministri Rama ka reaguar kundër gjykatësve që kanë dhënë vendime kundër kësaj nisme.

Duke e shoqëruar me foton e një ndërtimi pa leje në zonë publike në Tiranë kryeministri shënjestron një tjetër gjykatës që ka dhënë vendime siç thotë ai kundër interesit publik.

Rama shkruan shkruan se ‘gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit’.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të udhës që të mbajë anën e komunitetit të zënë në kurth nga ky ndërtim pa leje dhe me siguri as nuk e ka menduar që mos o Zot, në rast zjarri ky dyqan kthehet në barrikadë vrastare, e pakapërcyeshme edhe për banorët edhe për zjarrfikësit”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë: 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?