“Pse Thethi e jo Jugu”, Rama nxjerr videon nga shembja e resortit në Kepin e Rodonit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni i IKMT-së për shembjen e resortit pa leje të ish-kryeinspektorit të Durrësit, Ardian Halili. Ky i fundit është arrestuar me urdhër të SPAK. Por kur kryeministri filloi aksionin në Theth shumë syresh filluan të thonin se “pse me katolikët” apo “pse vetëm në Veri”. Por faktet e mëvonshme treguan se nuk ishte aksion selektiv, por një vendim kombëtar i Ramës për të pastruar e vendosur rregull njëherë e mirë në territorin e Republikës.
;
Sot kryeministri Rama shkroi në facebook se “Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit.
Shumë prej jush këtu, kanë një të drejtë të madhe kur komentojnë, “Shumë mirë që po goditen këto shkelje, po për ata që i kanë lejuar duke mbyllur sytë këto shkelje çfarë masash do merren?!”, prandaj paketa e re e masave do të parashikojë ndëshkime edhe për “symbyllurit”.
Ndërkohë po vazhdon prishja e çdo lokali apo ndërtimi, etj ku asnjeri të mos guxojë më për zaptimin e hapesirave publike apo ndërtime pa leje.
KOHA JONË SONDAZH

