Rama publikon raportin e BTI: Shqipëria e para në Evropën Juglindore për transformimin politik

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në një postim në rrjetet sociale rezultatet e raportit më të fundit të Indeksit të Transformimit Bertelsmann Stiftung (BTI 2026), i cili analizon cilësinë e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe nivelin e qeverisjes në mbi 130 vende të botës.

Sipas raportit për Evropën Juglindore, Shqipëria renditet ndër vendet me performancën më të lartë në disa tregues kyç. Në transformimin politik, Shqipëria kryeson me 7.70 pikë, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi. Në aspektin ekonomik, vendi renditet i treti me 7.11 pikë, ndërsa në qeverisje mban vendin e parë në rajon me 6.71 pikë.

Indeksi BTI, që publikohet çdo dy vjet që nga viti 2006, bazohet në mijëra faqe analizash të detajuara dhe në kontributin e qindra ekspertëve ndërkombëtarë. Ai konsiderohet një nga instrumentet më gjithëpërfshirëse për matjen e progresit demokratik, zhvillimit ekonomik dhe kapaciteteve qeverisëse në vendet në zhvillim dhe në tranzicion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Ramës në Facebook

Swiss Digital Mobile Reklama

RAPORTI QË NUK DO TA GJENI NË KANALE E PORTALE

BTI 2026 – Klasifikimi i Evropës Juglindore

  1. Transformimi Politik

Shqipëria — 7.70

▫️ Maqedonia e Veriut — 7.65

▫️ Mali i Zi — 7.40

▫️ Kosova — 6.90

▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 5.95

▫️ Serbia — 5.18

  1. Transformimi Ekonomik

▫️ Mali i Zi — 7.50

▫️ Maqedonia e Veriut — 7.18

Shqipëria — 7.11

▫️ Serbia — 6.79

▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 6.57

▫️ Kosova — 6.21

  1. Qeverisja

Shqipëria — 6.71

▫️ Maqedonia e Veriut — 6.07

▫️ Mali i Zi — 5.90

▫️ Kosova — 4.81

▫️ Bosnja dhe Hercegovina — 4.03

▫️ Serbia — 3.96

Rreth BTI
Që nga viti 2006, Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën. Kampioni aktual përfshin 137 vende. Njëzet e tre vende të OECD-së, përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit. Vlerësimi bazohet në më shumë se 5,000 faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende. Periudha e shqyrtimit për këtë edicion mbulon 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025. BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron një analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?