Edi Rama reagon për protestën e tregtarëve: Opozita po tallet me ju

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot për protestën e organizuar nga tregtarët kundër rritjes së taksave. Në një reagim në Facebook, Edi Rama shprehet se protesta është organizuar nga politikanët e opozitës dhe arsyet se përse janë ftuar njerëzit të mbyllin qepenat nuk ka të bëjë me taksat.

Ai thotë se politikanët e opozitës janë tallur me qytetarët, pasi tregtarët që punojnë në tregje nuk janë pjesë e skemës së TVSH. Ndryshe nga sa deklarojnë deputetët e opozitës se taksat e reja do të falimentojnë biznesin, Edi Rama thotë se qeveria e tij e ka çuar në zero taksën për biznesin.

Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve”,- deklaron kryeministri Edi Rama.

Ditën e stome tregtarët e pesë tregjeve kryesore në Tiranë mbyllën qepenat e bizneseve për një orë. Protesta është reagim për futjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH. Pjesë e protestës ishin dhe deputetët opozitarë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Biznesi në protestë, tregtarët mbyllin qepenat

SHKARKO APP