Rama reagon për vrasjen e 7-vjeçares në Himarë: Fajtori të marrë ndëshkimin ekstrem

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë këtë të martë, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një mjet lundrues teksa po lahej në bregun e detit.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se nuk ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen e familjes së viktimës.

Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen.Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!”, shkruan Rama në Twitter.

SHKARKO APP