Rama sfidon opozitën reale dhe ndërkombëtarët. Po luan në buzë të humnerës me fatin e tij personal!

Në orën 13.00 doli në konferencë shtypi Kryeministri Rama dhe shefi i grupit të deputetëve të PS, Taulant Balla. Ata thanë se do të mbështesin nismën e 28 deputetëve të opozitës parlamentare. Edi Rama shkeli Marrëveshjen hapur dhe pabesisht.

Pak më parë Komisioni i Ligjeve votoi sot në parim pro ndryshimeve kushtetuese që ka kërkuar një grup prej 28 deputësh të opozitës.

16 deputetë në komision votuan pro 1 kundër. Kujtojmë se kërkesat e tyre janë rritje pragu 5 përqind, hapje e listave dhe ndalim i koalicioneve parazgjedhore, pikërisht këto të cilat do Edi Rama që të mund të shpëtojë pushtetin e tij.

Duhet theksuar se pro votuan edhe deputetë nga mazhoranca si Bashkim Fino, Alket Hyseni apo Klotilda Bushka.

Kryeministri Rama luante para publikut dhe ndërkombëtarëve se nuk kam vota për të krijuar numrin 84 deputetë (pasi kaq duhen për Kodin Zgjedhor), se nuk i bind dot deputetët opozitarë,etj dokrra. Por kur dje dolën publikisht deputetë të opozitës e deklaruan votën hapur pro Marrëveshjes së 5 qershorit firmosur nga PD-PS-LSI në prani të ambasadorëve amerikanë, BE dhe britanik, tani mazhoranca kalon në planin B. Pra që do ti miratojë ndryshimet kushtetuese të 28 deputetëve anonimë në parlament që hiqen si opozitë.

Bile votuan pro tyre edhe ish-kryeministri PS, Bashkim Fino. Pra nga ky moment Edi Rama del hapur që ai fshihej pas gjoja opozitës parlamentare. Ai nuk do miratimin e asaj që firmosi, duke mashtruar opozitën reale, ambasadorët dhe krejt komunitetin ndërkombëtar.

Ambasadorja amerikane Kim edhe dje deklaroi prerë se duhet që mazhoranca ti përmbahet pikë për pikë Marrëveshjes së 5 Marsit dhe duhet të votohet pa asnjë ndryshim çfarë është firmosur.

Edhe nga Gjermania ka deklarata që të votohet Marrëveshja pa asnjë ndryshim. Edhe nga sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompei.

Tani Edi Rama po luan me fatin e tij personal politik ku e ka çuar veten buzë greminës, pasi nëse nuk e voton siç ka firmosur do ketë opozitën në valë protestash të dhunshme, më keq se në Paris dhe Beograd; do ketë SHBA, BE kundër, sepse i mashtroi dhe i preu në besë, duke i kthyer ambasadorët e tyre në dordolecë.

Me sa duket Edi Rama ashtu e do fundin e tij politik: në greminë me duart e tij!

SHKARKO APP