Rama shet Beqajn për pensionet, ruan karrigen!

-Një propozim i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shkaktuar një stuhi të ligjshme reagimesh në opinionin publik. Ish-ministri që ka mbajtur dhe detyrën e kreut të Sigurimeve Shoqërore, kërkoi as më shumë dhe as më pak, por uljen e pensioneve dhe pagave për të përballuar krizën ekonomike të koronavirusit, sepse thesi i qeverisë po shteron pasi e kanë ngrënë oligarkët prej vitesh. Por kundër tij doli edhe ish-ministri socialist Anastas Angjeli. Në fund u tërhoq edhe kryeministri Rama.

Një propozim i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka shkaktuar një stuhi të ligjshme reagimesh në opinionin publik. Ish-ministri që ka mbajtur dhe detyrën e kreut të Sigurimeve Shoqërore, kërkoi as më shumë dhe as më pak, por uljen e pensioneve dhe pagave për të përballuar krizën ekonomike të koronavirusit, sepse thesi i qeverisë po shteron pasi e kanë ngrënë oligarkët prej vitesh. Vetëm emri i Ilir Beqaj nuk do të mjaftonte për të sjellë kaq vëmendje në opinion. Por të gjithë e dinë se shoku i skuadrës së basketbollit të Edi Ramës në gjimnaz, deputeti i rilindjes, ideatori i koncesioneve dhe njeriu i statistikave në PS, është një nga këshilltarët që qëndron pas çdo lëvizje ekonomike të kryeministrit. Ashtu si në lojën e dikurshme në ekipin e basketbollit, Beqaj ka marrë topin dhe po triblonte për t’ja dhënë më pas Edi Ramës të realizojë koshin tre pikësh. Skemë perfekte për manipulimin e opinionit. Vetëm se këtë herë nuk u luajt për fitoren e ndeshjes, por për vjedhjen e të ardhurat e pensionistëve dhe gjithë qytetarëve.
Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, kreu i PR-së Fatmir Mediu, kreu i PAA Agron Duka dhe kreu i PDK Nard Ndoka e cilësuan projektin e Rilindjes si një skemë kriminale. Përfaqësuesit e opozitës u shprehen se shkurtimi i pagave e pensioneve dhe mos prekja e koncesionëve me qindra milionë euro është lëvizje që jo vetëm shkatërron ekonominë, por degradon dhe parimet sociale të shtetit
Ministrja e Financave, Anila Denaj, e cilësoi idenë e Beqajt si propozim të një deputeti, duke mos u ndalur në detajet e asaj çfarë ka deklaruar ish-ministri.
Prej ditësh opinioni publik dhe qytetarë shprehën mllef dhe irritim ndaj skemës që propozoi një eksponent i lartë i Partisë Socialiste. Nga rilindja pati vetëm heshtje miratuese. Deri dje në mbrëmje, askush nga socialistët nuk doli ta mohonte apo ta quante marrëzi për një parti të majtë. Pasi testoi me Ilir Beqajn dhe kur pa se reagimi popullor në rrjetet sociale, mediat e lira dhe të opozita ishte maksimal, sa rrezik kishte që PS-ja, nëse e bënte uljen e pensioneve, do të kthehej në një parti periferike taulantiane, dje pasdite doli Pashai në Surrel dhe e hodhi poshtë Ilir Beqajn. Kryeministri doli si “shpëtimtar” dhe tha se tha se kjo qeveri nuk ka ndërmend të prekë pagat dhe pensionet, përveç se për t’i rritur. Në fakt, në 7 vite nuk i ka rritur realisht kurrë, vetëm ka indeksuar inflacionin. Me rrëzimin e tezës së ish-ministrit kryeministri mbase pret që pensionistët tashmë ta falënderojnë që u shmangu një të keqe edhe më të madhe, siç ishte ulja e parave të pakta që marrin çdo muaj. Pasi tronditi pensionistët e dërrmuar nga izolimi dhe karantina, kryeministri dje mori rolin e qeveritarit zemërgjerë që nuk ua pret bukën e gojës shtresave të varfra. Nëse nuk do të ishte ky reagim qytetarë dhe ky mllef kundër propozimit, ka mundësi që Edi Rama dje të ishte shfaqur ndryshe duke thënë: “Jemi në luftë të egër do sakrifikojnë disa që të shpëtojnë të gjithë”. Por e pa se shkurtimi i pagave dhe pensioneve ja uli kuotat brenda ditës dhe u tërhoq. Testoi me kokën e Beqajt dhe u tërhoqën me mendjen e Ramës!
Për të shpëtuar veten dje Rama rrëzoi propozimin e Ilir Beqajt për shkurtim pagash dhe pensionesh. Pensionistët mund të jenë të qetë këtë herë se shpëtuan nga taksa e Ilir Beqajt, por jo nga mënyra sesi rilindja mendon të përballojë krizën. Këto ditë, tema që Edi Rama ka më shumë për zemër është ajo se gjithë shoqëria do të sakrifikojë ekonomikisht për të mbajtur në këmbë financat e një shteti të drobitur. Pra, sërish nuk pranon të rishikojë modelin ekonomik, anulimin e koncesioneve dhe uljen e “takës së korrupsionit qeveritar” me tenderat. Sakrificat i kërkon nga punëtorët, qytetarët e zakonshëm, administrata dhe pensionistët, por në asnjë rast nuk guxon të prekë oligarkët.
M. Xhani

SHKARKO APP