Rama: Situata në Bjellorusi alarmuese. OSBE rol këshillues, t’ju nxjerrim nga ky makth!

Në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, Kryeministri Edi Rama iu drejtua takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama përsëriti edhe njëherë ofertën për qeverinë e Bjellorusisë, që OSBE-ja të bëhet këshilluese me qëllim që të marrë fund makthi, siç tha për popullin e Bjellorusisë.

“OSBE do të ndihmojë popullin bjellorus, dasitë janë të thella këtu, dhuna është gati të shpërthejë. Ne duam që vendi të ecë përpara e për këtë duhet bashkëpunim në Bjellorusi. E që kjo të ndodhë ne do ju ndihmojmë.

Sado të forta t’i kemi opinionet, neve nuk na takon të hyjmë në punët e brendshme të Bjellorusisë, sado të forta të jenë ndenjët nuk na takon të marrim anën e ndokujt. Ne nuk do kërkojmë rolin e vjetërsuar të ndërmjetësimit, thjesht duam të ndihmojmë Bjellorusinë në këtë moment.

Shqetësimet për zgjedhjet presidenciale janë të qarta. Ato nuk u mbikëqyrën dot nga OSBE dhe jemi të qartë, pastaj shpërthyen protestat. Qindra gazetarë janë arrestuar, dëbuar dhe nënshtruar dhunës. kjo është alarmuese e trishtuese, ka humbje jete, është një tablo e shëmtuar, ka njerëz të zhdukur. Ky është makth për Bjellorusinë.

Të gjithë ne kemi një interes legjitim, të drejtën për tu dëgjuar, ne nuk mundemi të rrimë mënjanë. Bjellorusia është këtu si ne, jemi miq, por miqtë duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrit se OSBE u themelia për të respektuar thellësisht të drejtat demokratike, sot duhet t’ja bëjmë ta dëgjojë Minsku këtë. Nuk mund të tërhiqemi, s’ka asnjë nëqoftëse dhe por. Bjellorusia nuk është vendi i parë që arrin në këtë lloj momenti,- tha Rama në fjalën e tij.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama deklaroi se është i ndërgjegjshëm për detyrën e tij teksa ka ofruar ndihmë për ndërmjetësim për zgjidhje të krizës në Bjellorusi.

Rama pohoi se duhet të nxirren mësime nga ndërhyrja që u bë në kohën kur kishte konflikteve në Ukrainë. Ai shtoi se roli i OSBE në këtë rast është vetëm këshillues.

“Jemi angazhuar në një dialog konstruktiv me ndërkombëtarët. Dialog konstruktiv që mund të ndihmojë në zgjedhjen e krizës. Kjo nuk është imponim i OSBE mbi Bjellorusinë. Bjellorusia si një anëtar aktiv, sovran, i komunitetit tonë. Kjo kërkesë vjen nga një organizatë që ofron konsolidim. Besoj fort se këto së bashku e bëjnë OSBE të jetë në një pozitë unike për të ndihmuar Bjellorusinë. E di se disa kanë ngritur çështjen e marrëveshjes së Ukrainës, ajo që erdhi më pas nuk ishte ajo çka u ra dakord. Le të jemi të kujdesshëm që mos të nisim lojën e fajit që nga ajo kohë. Për shkak të zhgënjimit, le të mësojmë të nxjerrim mësime nga dështimi. Jam i ndërgjegjshëm për detyrën për të qenë përfshirës, më lini ta shfrytëzoj. Kryesia shqiptare do t’i qaset kësaj përpjekje pa asnjë agjendë. Ne do të sigurohemi që të mbetet kështu miqtë tanë. Kryesia beson se çdo marrëveshje duhet respektuar nga të gjitha palët. Diçka duhet të jetë e qarrtë e të gjithë duhet të bien dakord, duhet të ketë një përmirësim të menjëhershëm në situatën e të drejtave të njeriut. Jo në të ardhmen, por tani. Është e pakonceptueshme që të mendohet që të ketë një proces dialogu, ku një prej palëve është kundër. Ua detyrojmë burrave, grave dhe fëmijëve të Bjellorusisë, që zërat e tyre të dëgjohen. Ata përmes dialogut të përcaktojnë të ardhmen e tyre.”, tha Rama.

SHKARKO APP