Rama, studentëve: Çfarë borxhi u kanë qytetarët që bllokoni rrugët?!

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka reaguar për vendimin e studentëve për të bllokuar rrugët kryesore në Tiranë, në shenjë reagimi ndaj refuzimit të tij për të plotësuar 8 kërkesat.

Por edhe pse një pjesë të studentëve i ka poshtë dritares studentët, sërish i fton në dialog përmes rrjeteve sociale. Nga ana tjetër, Rama duket se përmes reagimit të tij kërkon të nxisë revoltë tek qytetarët indiferentë ndaj protestës, duke i thënë studentëve protestues që askush nuk u ka borxh që po ua bllokojnë rrugën.

A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?– pyet Rama.

Lexoni edhe…

https://www.facebook.com/qytetaretperparkun/videos/390139445089735/

SHKARKO APP