Rama sulmon ashpër opozitën: Shtëpi publike!
Një artikull i publikuar nga gazeta prestigjioze amerikane “Washington Times” për dështimin e reformës në drejtësi në Shqipëri duket se ka inatosur keq kryeministrin Edi Rama.
Pas një heshtje disa ditore, kryeministri është rikthyer në Facebook me akuza të ashpra kundër opozitës duke marrë shkas pikërisht nga artikulli i gazetës amerikane.
Kryeministri Rama deklaron se artikulli është i paguar nga opozita, ndërsa në reagim hedh akuza të ashpra me terma si jo fort etik si “shtëpi publike”.
“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë deri në fund“, deklaron Kryeministri Edi Rama.
Artikulli i publikuar në “Washington Times” vë në dukje se reforma në drejtësi e ka lënë vendin pa gjykata si dhe hedh dyshime se pas kësaj skeme fshihen interesat e qeverisë për të bllokuar hetimet ndaj zyrtarëve të saj.
Ditën e sotme qeveria është mbledhur në Vlorë nën drejtimin e Edi Ramës ku është bërë analiza e punës së ministrave. Opinioni publik priste qëndrime të kreut të për mënyrën sesi ka qeverisur kabineti i tij tashmë që timonin është vetëm i PS. Në vend të analizës qeverisëse, sot ka ardhur vetëm një reagim ndaj shkrimit të një media në SHBA dhe një sulm jo etik ndaj opozitës.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156057710036523