Rama sulmon opozitën dhe paralajmëron: Do ketë arrestime të tjera

Kryeministri Edi Rama shprehet i shqetësuar për sjellejn e opozitës, pas dorëhqjes së Saimit Tahirit dhe arrestimit në Gjermani të Arber Çekajt.

ërmes dy postimeve të shkurtra dhe të njëpasnjëshme në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama shigjeton opozitën dhe paralajmëron arrestime të tjera të bujshme në javët në vazhdim, pas ndalimit të Arbër Çekajt në Gjermani.

Jo se e kërkon Gjermania a bota, po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi! E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat, sado baltë të na hedhin dhe zjarr marazi të ndezin”, shkruan Kryeministri.

Opozitën e qorton në lidhje me deklaratat e lëshuara për dorëheqjen e Saimir Tahirit nga mandati i deputetit. Për opozitën, dorëheqja erdhi pas një pakti mes ish-ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit.

Interesant është fakti se emrin e Samir Tahirit, Edi Rama e shkruan me iniciale dhe jo të plotë, siç duhet normalisht.

Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST, e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar? Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe. Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë!”, deklaron Rama.

SHKARKO APP