Rama: Takimi në Vlorë s’është miting. Mos na bënin reklamë se s’kemi ku ulim njerëzit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin e takimeve të tij në Vlorë. PD e cilësoi takimin e Vlorës si antimiting dhe strehim të Qeverisë. Ndërkohë deputetë të PD kanë publikuar mesazhe të punonjësve të administratës që thonë se po u bëhet presion për marrë pjesë në takimin e kreut të qeverisë.

Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama thotë se do të jetë dialog qyetatar dhe jo miting. Më ironi, ai kërkon nga opozita që të mos i bëjnë shumë reklamë takimit të PS, pasi nuk kanë ku të ulin njerëzit.

Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër?Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë?S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”,-shkruan Rama.

Berisha publikon SMS-në: Kush s’vjen të shtunën në Vlorë, të hënën i pushuar

SHKARKO APP