Edi Rama takon Mogerinin, Bushati ambasadorin e Putin

Në ditën që Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel dhe flet për integrimin e Shqipërisë në BE dhe afrimin e vendit drejt familjes Europiane, ministri i tij i Jashtëm Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin.

Rastesi apo kalkulim diplomatik i Kryeministrit Rama?

Mes dy vendeve ka marrëdhënie diplomatike dhe një takim i tillë nuk do të tërhiqte shumë vëmendjen sikur të mos ishin disa rrethana të tjera, që japin sinjale kontradiktore të qëndrimeve të Qeverisë së Tiranës.

Kryeministri Edi Rama në Bruskel ka kërcënuar shpesh BE-në se në rast se nuk do të çelen negociatat me Shqipërinë, Tirana zyrtare do të shohë për partnerë të tjerë. Kjo deklaratë e Edi Ramës është interpretuar si një kërcënim ndaj BE për afrimin më Rusinë. Dhe Rama e bën, as që e çan kokën.

Ndërkohë takimi mes kreut të diplomacisë shqiptare dhe përfaqësuesit zyrtar të shtetit rus në Tiranë, vjen pikërisht në kohën kur në Bruksel, në javët në vijim do të merren vendime që kanë të bëjmë me integrimin e Shqipërisë. Zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA kanë folur  për rritje të pranisë së tyre në Ballkan dhe Shqipëri edhe për të frenuar ndikimin rus në rajon. Madje edhe procesi i integrimit të shpejt të Ballkanit në BE shihet në këtë linjë nga zyrtarët e Brukselit. Ironikisht, në të njëjtën ditë kur Edi Rama ndodhet në Bruksel duke takuar shefen e Politikës së Jashtme të BE, Frederica Mogeringi, kreu i diplomacisë shqiptare takon diplomatin rus në Tiranë.

Ambasadori Rus në Tiranë ka zhvilluar shpesh takime me zëvendësministra dhe drejtues institucionesh, por takimi me kreun e diplomacisë shqiptare është një mesazh që mesa duket Edi Rama do të jap në kancelari të tjera.

Zyrtarisht, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk ka publikuar asnjë detaj për takimin. Fotoja e takimit me ambasadorin rus dhe tema e bisedës është publikuar nga vetë Ambasada Ruse në Tiranë. Në një njoftim për mediat, ambasada njofton se “Ambasadori Karpushin zhvilloi sot një takim me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë z. Ditmir Bushati. Bashkëbiseduesit diskutuan mbi një gamë të gjerë çështjesh që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Shqipëri”.

Ditmir Bushati tashmë është një kryediplomat i sprovuar dhe e luan bukur lojën, nëse është lojë. Megjithate fakti që Ministria e Jashtme nuk e ka publikuar njoftimin e takimit të bën të krijosh dyshime se ç’po kurdis Kryeministri Edi Rama. Nje deputet mik i kryeministrit është shprehur në biseda private se Rama vdes të takoj Presidentin Putin dhe të pritet me qilim të kuq në Kremlin.

Mos po pergatit vizitë kryeministri Rama në Moskë?

SHKARKO APP