Rama tallet keq me Bashën. Opozita mund ta rrëzonte me 26 maj kryeministrin
Edi Rama tallet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha në lidhje me akuzat e PD se policia e shtetit po survejon Lulzim Bashën dhe familjen e tij. Paradite selia blu doli në konferencë shtypi duke deklaruar se policia operacionale po heton dhe ndjek kryetarin e PD-së, ndërkohë që policia e shtetit e quajti një gënjështër dhe lojë politike.
Por selia blu insiston se ai po survejohet në çdo lëvizje. Disa drejtues të PD shkuan me nxitim te zyra e drejtorit të policisë së shtetit për të apeluar se survejimi është i paligjshëm. Më pas doli kryeministri Rama dhe ironizoi Bashën.
Prapë PD-ja akuzoi dhe tha se do të ankohet të nderkombëtarët. Nuk vonoi dhe Edi Rama poston listën e “përgjimit” të Lulzim Bashës!
Lexojeni listën tallëse të kryeministrit Rama. Në fakt mirë ia bën kryeministri kur me datë 26 maj Lulzim Basha nuk e rrëzoi qeverinë me popullin protestues.