Rama tallet keq me Dash Shehin: Ha pilaf, plonsa, groshë dhe …tapë!

Sot po debatohet fort për votën e qeverisë shqiptare kundër SHBA në OKB. Mocioni i debtatit është kërkuar nga LSI. Por debati ka degjeneruar me dinakëri dhe mjeshtërisht nga kryeministri Rama, duke përdorur akuza e fjalor degjenerues për një deputet të opozitës. Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deputetin demokrat, Dashamir Shehi, i cili pak ditë më parë doli kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës, duke thënë se është një investim turk.

Lidhur me këtë, Rama është tallur keq sot në seancën plenare, ku tha se Shehi kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut grosh e pastaj tapë.

“Dëgjova njërin që doli në një kazan dhe tha nuk duam investime turke, ai kur ngrihet ha pilaf dhe pi raki, e fillon drekën me plons dhe në aksham i fut groshë dhe pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po iu vjen. E kthyet shtetin shqiptar në një zhele pa asnjë vlerë. Jeni gati të beheni çifut, eskimez, dele e zezë e këtij vendi, mjafton të mos jeni këta që jeni. Dëgjova njërin nga ju që doli në një kazan  që thoshte nuk duam investitor turk, që e nis ditën me pilaf, pi raki, ha plonc dhe e mbyll me groshë, fshi buzët me peshqir dhe thotë :”jemi europjon, nuk dum turk”, tha Rama.

Ndërkohë, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, javën e kaluar, Dashamir Shehi deklaroi se është kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri.

“Jam kundër zgjerimit të prezencës turke në Shqipëri. Nuk dua investimeve turke. Nuk duam turbulenca të politikës turke në vendin tonë. Bëni oferta për vendet perëndimore. Kromin, metalurgjinë, shkollat, aeroportet po i marrin turqit”,- u shpreh Shehi.

Duke marrë fjalën sot në foltoren e Kuvendit, ish-kryeministri i është drejtuar Ramës duke i thënë se ‘është më mirë të kthesh një gotë, se sa të thithësh kokainë, apo të dorëzosh vëllain tek banda e Xibrakës’.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, i ka kthyer përgjigje opozitës lidhur me çështjen e votës së Shqipërisë në OKB. Rama tha se opozita krijon ‘kauza’ të rreme pasi ka frikë nga reforma në Drejtësi.

“Sot keni kërkuar debat për Jeruzalemin, nesër mund të kërkoni debat për Kanalin e Panamsë, pasnesër mund të kërkoni debat tjetër sepse ju jeni në një hall të papërshkueshëm. Jeni në gjende të shpërthenit dhe një luftë nukleare po të kishit gjë në dorë. Halli juaj lidhet me atë që po ndodh në këtë shqipërinë tonë të vogël, sot e kërkoni shpëtimin në Lindjen e Mesme, nesër diku gjetkë. Mjafton të jetë një cep i botës.

 Keni ankth nga halli që ju ka zënë, keniu humbur pushtetin keni humbur arsyen, keni humbur gjumin, politika juaj është baltë, sepse ajo e shkreta dhe e mallkuara reforma në drejtësi që e votuat me të dyja këmbët në një këpucë sepse ai vettingu që nuk e ndalët dot sepse kjo partia këtu që nuk e mundët tonëë ju kanë futur në një hall shumë të madh”, tha Rama. 

“Disa nga të dashtunit e tu Sali, tash po i sheh se si do fluturojnë përjashta”

Ky ka qenë thumbi që kryeministri Edi Rama i ka lëshuar ish kryeministrit Berisha, duke ju referuar frikës që sipas tij kanë opozitarët për reformën në sistemin gjyqësor.

Fill pas akuzave të Berishës për votën kundër SHBA-ve në OKB, Rama e ka nisur fjalimin e tij me ironi, duke deklaruar se nuk do të habitej sikur nesër opozita të kërkonte mocion me debat në parlament për çështje të dekadave të shkuara. Madje Rama ka theksuar se problemi i opiozitës nuk janë çështjet që ajo ngre në parlament, por arsyeja, që sipas kreut të qeverisë mbetet dhe do të vijojë të jetë frika ndaj reformës në drejtësi.

Më poshtë disa nga debatet që u zhvilluan në seancë:

Rama: Ti Sali bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje anti kushtetuese që e përkthyer në gjuhën popullore quhet tradhti ndaj Atdheut.

Jeni të gjithë të trembur. Frika juaj po i tërheq zvarrë në një rrugë pa rrugë. Nisemi sot e të shohim ca do ndodhë nesër. Hajde te sheshi te sheshi, e të shohim a do bëhet përshesh.

Berisha çohet nga vendi.. i drejtohet Ramës: Pse ia mbathe ditën e protestës?

Ndërhyn Ruçi: Uluni zoti Berisha, keni kohën e replikës.

Berisha nuk ulet dhe pyet sërish Ramës: Ku shkove? Tregojë këtu!

Ruçi: Zoti Berisha ju tërheq vëmendjen, keni kohën e replikës, uluni.

Rama: Pastaj thua ‘o Guri, o Guri, hajde se po na rrahin’. Kujtoni se do vijë Guri tu mbrojë juve nga ajo që Guri po ndërton këtu bashkë me partnerët europianë, drurin e ligjit. Ju vazhdoni bërtisni ‘o Guri hajde se po na rrahin’, por nuk e keni ne. S’ua kemi ne fajin që po u thyhen arrat, kanë filluar të kërcasin. Nuk e gjeni dot në Jeruzalem strehën që po u shembet në Shqipëri. Nuk po ua shembim ne, por streha po shembet sepse ne në këtë betejë nuk jemi vetë. Mirë do ishte që të ishim bashkë. Ne jemi me SHBA dhe BE. Me SHBA nuk u bashkon dot Jeruzalemi se iu ndan Drejtësia, iu ndan Reforma në Drejtësi. Votoni KLP e KLGJ, bëhuni bashkë me ne për Reformën në Drejtësi dhe pastaj flasim. Ju s’keni si votoni sepse nuk mund të votoni me duart tuaja vazhdimin e një procesi që mund tu lidhë duart në fund. Keni bërë shumë Sali, keni mbuluar shumë. Bërtisni apo nuk bërtisni ju, KLGJ dhe KLP do ngrihen sot. Sot mbaron filmi me gogla. Ne do votojmë, ju s’do votoni. Ata që kanë dalë nga goglat do të jenë organet e reja të KLP dhe KLGJ. Fshesa e Vettingut ka filluar Sali dhe disa nga të dashtunit të tu, tash po i sheh se si do fluturojnë përjashta.

Në foto: Sot Edi Rama gjatë seancës parlamentare 
Shihni videon e mëposhtme:

“Sot keni kërkuar debat për Jeruzalemin, nesër mund të kërkoni për kanalin e Panamasë, pasnesër për rritjen e temperaturës në Polin e Veriut. Sepse ju jeni në një hall të pangushëllueshëm, dhe do ishit në gjendje të shpërthenit edhe një luftë nukleare në qoftë se do kishit gjë në dorë. Replika juaj është baltë, përpëlitje, sepse ajo e shkreta e dhe e mallkuara reformë në drjetësi që e votuat me të dyja këmbët në një këpucë, sepse ai vettingu që nuk e ndal dot, sepse kjo partia këtu që nuk e mundët dot, ju kanë futur në një hall shumë të madh. Dhe sepse e dini fort mirë se sa të jetë kjo parti në qeveri skeni asnjë shans që ky vend të mbetet pa drejtësi. Siç ishte për sa kohë ju e sunduat dhe e torollisët duke e kthyer shtetin shqiptar në një zhele pa asnjë lekë. Ju sot jeni gati të bëheni çifutë, eskimezë, dele e zezë e këtij vendi vetëm që mos të jeni këta që jeni e shiheni pas një identitei tjetër që mos t’ju kapin. Dëgjova njërin nga ju që doli në një kazan, e tha nuk duam investime turke, ai kur gdhihet ha pilaf, e pastaj i fut groshë e pastaj tapë. Pilaf, groshë dhe frikë nga ajo që po ju vjen, e skeni faj”, deklaroi Rama.

Rama u ndal edhe te lapsusi i Berishës kur gjatë fjalimit ngatërroi 21 Dhjetorin e votimit në OKB me 21 janarin. Rama tha se 21 janari ëhstë makth për Berishën.

“Nuk është rastësi, çohesh këtu o Sali e thua 21 janari fjalën e parë, ndërkohë që doje të thoje 21 Dhjetori. Gjuha shkon atje ku dhemb, e gjuha aty të shkon. Ti Sali, bashkë mi artistin, mikun tim Lulzim, firmosët një marrëveshje antikushtetuese që e përkthyer në gjuhën popullore quhet tradhti ndaj atdheut për cënim territorial. Ti Sali je i ditur e i djallëzuar, por je i trembur, të gjithë jeni të trembur. Këtu mes jush ka njerëz që kanë jo pak arsye të tremben. Frika ju bën haluçinant”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP