Kryeministri te Fevziu: Studentët, jashtë te kryeministria, le të rrijnë aty 10 vjet!
Kryeministri Rama te emisioni “Opinion” te Blendi Fevziu i pyetur nga gazetarët për protestën e studentëve, ai tha se ata që po rrijnë jashtë te kryeministria le të rrijnë 10 vjet aty jashtë!
I pyetur me insistim nga Fevziu se kjo është e rëndë, kryeministri insistoi duke e ripërsëritur se “aty të rrijnë 10 vjet!”. Më tej kryeministri pohoi se nuk do të firmos asgjë nga kërkesat, nëse nuk më takojnë mua.
Ndërkohë plasi sherri mes kryeministrit dhe analistit Marku Marku, ku ky i fundit i tha se ti si kryeministër punon për pesë biznesmenë e jo për të varfërit.