Reagon kryeministri Rama për akuzat e opozitës.
Ai shkruan: PASQYRA PËRBALLË ZHURMËS.

Ja “Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos”, ndërfaqja e parë e
#PasqyrAlbania ndizet sot live për qytetarët dhe mediat, shqip dhe anglisht, duke ofruar
#TRANSPARENCË100% mbi FAKTET e një dosjeje qeveritare.

SOT janë në dispozicion, të gjitha dokumentet zyrtare, referencat ligjore, informacioni i detajuar për çdo pyetje e shqetësim publik lidhur me dosjen e Zvërnec/Sazanit në stadin aktual të saj.

ÇDO DOSJE e ”Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos” është e hapur dhe e përditësueshme.

Për të parë vetë

Për të lexuar burimin

Për të dalluar faktin nga trillimi.
“Flamingo Mirror/Pasqyra e Flamingos”, gjithçka në dritën e diellit për çdo çështje me interes publik