Rama tregon datën kur do të hapë “zarfin” me emrat e ministrave

Kryeministri Edi Rama ka vendosur momentin kur do të zbulojë emrat e ministrave që do të përbëjnë kabinetin e tij të katërt qeverisës. Sipas një burimi brenda Partisë Socialiste, prezantimi do të bëhet më 11 shtator, në orën 10:00 në Tiranë.

Ky zhvillim shënon një ndryshim nga praktika e deritanishme, pasi në 12 vitet e fundit shpallja e kabinetit ka ndodhur zakonisht në fund të gushtit, në kuadër të Asamblesë Socialiste. Kësaj here, ekipi i ri qeverisës do të bëhet publik vetëm një ditë pas seancës së parë të Kuvendit, ku deputetët e zgjedhur në 11 maj do të kenë bërë betimin.

Burimet e Top Channel theksojnë se Rama e ka ndërtuar këtë skuadër mbi dy kritere kryesore:

Swiss Digital Desktop Reklama

përfshirjen e figurave me profil të lartë teknik, për të përshpejtuar procesin e mbylljes së kapitujve të anëtarësimit në BE;

Swiss Digital Mobile Reklama

shmangien e emrave që mund të kenë përplasje me SPAK gjatë mandatit katërvjeçar.

Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të 11 shtatorit pritet të zbulohen gjithashtu vendimmarrjet për postin e zëvendëskryeministrit, kreut të Kuvendit dhe drejtuesit të Grupit Parlamentar. Nuk përjashtohet as riformatimi i disa ministrive, duke ndarë apo ristrukturuar dikastere që deri tani janë bashkuar në një të vetëm.

Numërimi mbrapsht ka nisur, ndërsa ministrat aktualë dhe pretendentët për poste të reja ndodhen në ankth. Një gjë mbetet e qartë: kabineti “Rama 4” pritet të sjellë shumë surpriza.

Si do të jetë qeveria e re? Rama hap zarfin më 11 shtator

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?