Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 09:18 13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë Policia Rrugore e Vlorës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, si dhe në pikat hyrëse-dalëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Monika Kryemadhi: “LSI është si diamant në Shkodër”

Monika Kryemadhi: “LSI është si diamant në Shkodër”

Kryesore
E diel, 15 Nëntor 2020 12:00
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi këtë të dielë ndodhet në Shkodër, ku po zhvillon një takim me të rinjtë e këtij qarku.

”Edi Rama ua ka marrë frymën të gjithëve me taksat, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim. Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë çtë paguajnë”,-tha  ndër të tjera Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e mbajtur e Monika Kryemadhit:

Mirësejugjeta! Fjala e Arbërit, Markos, Marjos, ishin një program që secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë e vet politike e sociale. Arbëri foli shumë qartë kur foli për arsimin profesional, mungesës së krijimit të hapësirave jo vetëm për të mësuar, por edhe praktikë.  Edhe ajo që Floida, përmendi, mëso e fito. Nuk ka asnjë shkollë, në asnjë vend të botës, që nuk u krijon mundësi për praktikë në terren. Një nga problemet kryesore tonat sot është mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj arsimit. Unë nuk di ndonjë prind që fëmija i tij të mos shkollohet. Këtu kemi mbi 200-300 të reja të LSI-së, por kemi edhe 200 prindër që rrinë këtu vërdallë. Për prindërit fëmija është dashur, dhimbje, drita e syve. Është çdo gjë.  Sakrifica sublime për një prind është të japë jetën për fëmijën. Jeta e familjeve shqiptare është venitur. Ka prindër që nuk e lëshojnë fjalën për të thënë që nuk i çoj fëmijët në shkollë, por ka fëmijë që thonë që do e lë këtë vit shkollën, sepse do punoj në beton, në ndërtim, do ngrej tulla, do shkoj në emigrim për të sjellë lekë për babain tim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe pse është dhimbja e trishtim për prindërin, është edhe krenari që kanë një fëmijë kaq punëtor. Edhe pse për këtë e kemi fajin ne. E kemi ne sepse mbyllëm sytë ku u ngritën taksat, kur u ngrit çmimi i energjisë, kur u rritën gjobat, kur Rama dhe Rilindja shkatërroi të ardhmen e shqiptarëve. Edi Rama ua ka marrë frymën të gjitheve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim. Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë çtë paguajnë. Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjne që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Ramaja ndryshoi edhte ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Unë jam socialiste në thelb, dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialis do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm. Që të kurohet sot një pacient nga covidi i duhen mbi 1 milkionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri. Kam takuar socialistë edhe këtu në Shkodër shumë. Ata më thonë se Edi Rama na ka braktisur. Tash që ky mori gjithë tepsinë me timon nuk po ndaloka, është bërë si vampir që po na pi gjakun. E këtë kur e thotë një socialist.
E pra, kur një socialist prej 30 vitesh ka sakrifikuar, ka dhënë votën për Edi Ramën, ndihet i zhgënjyer, si ndihet një qytetar tjetër. Me regjimin e Edi Ramës çdo qytetar që paguan taksa është kthyer në një skllav moder të rilindjes. Ne kemi një fat të madh, me Gonin dhe grupin, që ju kemi ju. Të jeni të bindur që fati i tyre dhe LSI*-së nuk është fat që duhet ta kthejmë në votë. Kur dëgjova Marion duke dëgjuar Migjenin, u ndjeva krenaret. Por më vjen keq për sistemin shkollor.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 9 orësh
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 10 orësh
Kryeministri Rama në Irlandë: “Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”

Kryeministri Rama në Irlandë: “Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”

Para 12 orësh

Por kur dëgjoja Migjenin, në provimin e maturës do të lexojmë se çfarë do të bënte Turi, do i hidhte shokët në lum apo jo. Do doja të mësoja më shumë për historinë e Rozafës, që po tjetërsohet çdo ditë. Do doja të dëgjoja vargjet e Gavril Darës, e jo tekset e përkthyera me google translate. LSI është një diamant në Shkodër. Të kesh sot 300 të rinj, që besojnë tek Goni, Marko, Floida dhe tek ju, është një gjë e rrallë. Unë jam bërë sot kjo që jam nga mbështetja që më kanë dhënë miqtë, që nuk më kanë lënë asnjëherë vetëm, kur kam qenë në furtunë e beteja. Prandaj jepini dorën njëri-tjetrit, forconi miqësinë e sodilaritetin. Miqësia dhe dora nuk mbajnë vetëm njëri-tjetrin, shtetin, por mbajnë të bashkuar kombet.

Etiketat e lidhura

LSIMonika Kryemadhi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë
Tani

13 drejtues mjetesh të arrestuar në Vlorë, Policia vendos afro dy mijë gjoba për një javë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë
Tani

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.4 lekë

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime
Para 8 minutash

Kaos global nga ndërprerja e Microsoft, miliona përdorues mbeten pa akses në shërbime

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bjellorusisë
Para 11 minutash

Duka pas suksesit ndaj Finlandës: Një mbrëmje fantastike, tani të mbyllim rrugëtimin me sukses ndaj Bj...

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 9 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 14 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 10 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 18 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.