EDI RAMA:KRENAR PËR ARRITJET VENDOSMËRI PËR KU DUHET TË MBËRRIJMË
Dje në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE Federica Mogherini, Komisionerin Hahn si edhe me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE në takimin e Miqve të Shqipërisë, një nismë e inicuar nga Austria dhe Italia për të mbështetur rekomandimin e Komisionit në takimin e dhjetorit të Këshillit Europian bazuar në reformat dhe progresin e spikatur të vendit në të gjitha fushat. Është shumë e qartë që jo vetëm Vettingu, por e gjithë paketa e implementimit të reformës në drejtësi është vetë procesi i negociatave. Ky është një proces që tanimë është pa kthim dhe Shqipëria do t’i çelë negociatat.