EDI RAMA:NJË ALBUM FOTOGRAFIK FAMILJAR NË NJË DITË TË BUKUR DEMOKRACIE
Nga Edi Rama
51 fotografi të familjes socialiste të Tiranës, në momentet e bukura të anëtarësimeve të reja, për t’iu shprehur mirenjohjen të gjithë atyre vajzave e djemve, grave e burrave, të cilët për herë të parë si anëtare dhe anëtarë të Partisë Socialiste, votojnë përfaqësuesit e tyre në Kongresin Socialist; për t’iu dërguar gjithashtu falenderimet vëllazërore të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje të madhe, të cilët i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Partisë Socialiste energjinë e jashtëzakonshme të transformimit të vendit, shoqërisë, komuniteteve tona; për t’iu uruar patjetër të gjithë kandidatëve për delegate e delegatë të Kongresit sukses në këtë garë të bukur, me respekt për këdo prej tyre që sidoqoftë, me futjen në listën e konkurentëve, ka marrë vlerësimin e posaçëm të komunitetit socialist ku është angazhuar!
Dhe, sigurisht, për t’i ftuar të gjithë të tjerët që ndajnë me ne aspiratën për të bërë shtet, që të na bashkohen pa humbur kohë! Sepse të jesh socialist dhe të aktivizohesh në familjen e madhe të Partisë Socialiste, nuk është vetëm një mundësi për të bërë diçka më shumë për vendin tonë e për komunitetin tënd, po edhe një mënyrë për ta kaluar kohën e lirë duke qenë i dobishëm e, pse jo, edhe duke u argëtuar së bashku me të tjerë që ndajnë me ty ideale e aspirata të përbashkëta.