Ramush! Aman, takoje Ramën!

Kryeministri Rama prej dy ditësh ndodhet në Kosovë për të paqtuar apo unifikuar faktorin politik përreth Presidentit Thaçi, i akuzuar nga Prokurori Special për llogari të Gjykatës së Hagës.

Pasi ka shkatërruar konsensusin politik dhe kur nuk ka opozitën reale në Parlament, prej me shumë se një viti, kur ka zhvilluar zgjedhje vendore me një parti, pasi ka përlarë krejt institucionet kushtetuese në Shqipëri, Edi Rama ka shkuar në Prishtinë. Atje e priti edhe Albin Kurti, ndonëse sa nuk ishte gati t’i hidhej në fytyrë kryeministrit shqiptar.

Edi Rama do dhe një takim zyrtar me Ramush Haradinajn.

Ish-kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, heroi i Kosovës, pati guximin të jepte dorëheqjen mënjëherë sapo e akuzuan nga Haga. Shkoi, qëndroi dinjitoz dhe fitoi. Ndërkohë kryeministri Rama e ka paditur Ramush Haradinajn në gjykatën e Prishtinës. Njihen qëndrimet e forta publike dhe politike të Haradinajt kundër copëtimit të Kosovës në këmbim të një Marrëveshje Kosovë-Serbi e inicuar nga Thaçi-Rama-Vuçiç.

Ky qëndrim patriotik i Haradinajt solli edhe rrëzimin e qeverisë së tij nga lobi i treshes në fjalë. Siç  rrëzuan edhe Albin Kurtin me synimin e marrëveshjes, ku më pas Rama donte të dilte si lider rajonal që u duhej ndërkombëtarëve!

Edi Rama e do patjetër një foto në Prishtinë me Ramush Haradinajn. E do për publik dhe marketing politik personal. Por Haradinaj nuk e pret dhe ka të drejtë.

Rama e masakroi ish-kryeministrin Haradinaj me fyerje dhe akuza, aq sa i bëri dhe padi në gjykatën e Prishtinës.

Edi Rama po i çon fjalë Ramushit që ta presë sa për një foto. Por ai nuk pranon.

Kaq shumë sa është lodhur kryeministri shqiptar për një foto me Ramushin, duhet që Ramushi ta presë.

Aman, Ramush prite!

E do një foto Rama me Ju!

 

SHKARKO APP