Ramush Haradinaj: Do të krijojmë qeverinë e re me dy partitë e tjera opozitare

Ndërkohë që kanë dalë sondazhet e para nga Kosova e ku tregohet se Lëvizja VetVendosja ka marrë 37 % të votave, LD 23 %, PDK 20% dhe AAK-NISMA 8 %, ndërsa përqindjet e mbetura janë për partitë e tjera.
Natyrisht që përqindjet lëvizin me diferenca të vogla, por sapo ka deklaruar Ramush Haradinaj i AAK se do të bashkëpunoj me dy partitë e tjera opozitare LD dhe PDK për të krijuar qeverinë e re pa Albin Kurtin, të cilin e kalojmë në Opozitë.
Haradinaj shtoi se kanë pritshmëri që qeveria të formohet me opozitën.
“Falenderoj qytetarët e Kosovës për kulturën e treguar, na kanë bërë krenar për mënyrën se si ka vijuar procesi i votimit. Falënderojmë aktivistët por edhe të gjithë ata që votuan për koalicionin 137, për Kosovën Fituese. Tashmë veçse kemi rezultatet e para, janë preliminare. Jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, po presim për një orë e gjysmë për rezultatet. Ajo që më gëzon është fakti se opozita i ka fituar këto zgjedhje. I uroj opozitës fitoren dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë së opozitës në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë vazhdon numërimi i votave.