“Rana e Hedhun” në Shëngjin- një perlë e papërsëritshme e natyrës
Bregdeti shqiptar ka zona dhe gjire të bukura, bile mbresëlënese, por si “Rana e Hedhun” në Shëngjin nuk ka.
Ajo pamje që e ka krijuar natyra ndër shekuj mbetet e papërsëritshme, në mos edhe në Botë.
Siç shikohet nga fotot që ka postuar kryebashkiaku i Lezhës, Pjetrin Ndreu, ndjehet bukuria e dorës natyrës.
Rëra nga bregdeti, ndër shekuj, është shtyrë nga era drejt faqes së malit, duke e kthyer malin në rërë, tamam sikur të ishte buzë ujit të detit.
Ndaj edhe e ka emrin “Rana e Hedhun”.