Raporti i EUROPOL: Shqipëria, furnizuesi kryesor i BE me kanabis
Raporti vjetor i EUROPOL e rendit Shqipërinë ndër furnizuesit kryesor me kanabis të vendeve të Bashkimit Europian. Shqipëria është në të njëjtën renditje me Marokun, një nga vendet që vlerësohet si furnizuesi kryesor i tregjeve ndërkombëtare të kanabisit.
Europol thekson se tregjet e drogës mbeten ekonomia më kriminale në BE. Në faqen 12 të këtij raporti flitet gjerë e gjatë për Shqipërinë dhe rolin e vendit tonë në rrjetin e trafikut të drogës në Europë. Aty theksohet se Shqipëria kryeson tregun e kanabisit drejt BE-së, ndërsa në total tregu i drogës në vendet e kontinentit të vjetër prodhon 24 bilion euro fitime për trafikantët.
“Më shumë se një e treta e grupeve kriminale aktive në BE janë të përfshirë në prodhimin, trafikimin ose shpërndarjen e llojeve të ndryshme të drogave. Tregu i shitjes me pakicë të BE-së vlerësohet të jetë me vlerë të paktën 24 miliardë euro në vit. Fitimet e mëdha të krijuara nga tregtia e drogës financojnë aktivitete të tjera kriminale duke lejuar ZQM-të që të lulëzojnë dhe zhvillojnë ndërmarrjet e tyre kriminale në kurriz të shëndetit, prosperitetit dhe sigurinë e qytetarëve të BE”, thuhet në prezantimin e këtij raporti.
EUROPOL është agjencia kryesore e BE për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës dhe trafiqeve. Raporti për drogën në Shqipëri jep një tjetër pamje të asaj që ndodhë në vendin tonë me kanabisin. Futja e Shqipërisë në listën e vendeve kryesore që furnizojnë me drogë BE është një alarm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe vet Bashkimin Europian.
Raportin e plotë mund ta gjeni DUKE KLIKUAR KËTU