Rasti Shëngjini/ Edhe Ministri Saimir Tahiri do të kishte reaguar me grushta
Mediat online po çahen duke bërtitur e shkruar se “policia po ushtron dhunë “etj etj. Por kur jep vetëm një pjesë të videos kastile kështu është, pasi po ta shikoni të plotë siç e dha newsbomb e Anila Bashës konstanton se polici ka qenë në sherbim dhe po drejtonte trafikun e rënduar. Në një moment trafiku, polici rrugor del dhe bllokon njerin krah të rrugës për të lehtësuar trafikun. Ai është në detyrë dhe korrekt. Por makina e cila duket me xhama të zinjë shkel rregulloren dhe urdherin e policit, i cili në këtë rast mbetet Shteti, dhe kjo makinë për pak sa nuk bëri aksident me një makinë tjetër.
Pra faji është i kësaj makine të cilën polici e ndalon dhe i kërkon dokumentat. Krejt në rregull deri këtu polici. Ndërkohë dy çuna dalin dhe kundërshtojnë, bile e shtyjnë policin me forcë. Duken nga video edhe goditje ndaj policit. Natyrisht që polici njeri është, përveçse punonjës shtetit dhe ka reaguar. Bile në një shtet si Amerika kur godet policin ai edhe mund të qëllojë me armë direkt mbi personin që e dhunon.
Me pas ka ardhur furgoni i policisë dhe ka shoqeruar dy të rinjtë protogonistë. Ka në një moment që duket ku polici i gjuan me grusht shoferit, siç duket, porse janë në konflikt e sipër e në përleshje.
Ndaj zotërinjë të ministrisë së brendshme, mos pezulloni padrejtësisht policin. Shikoni videon dhe gjykoni! Edhe vetë ministri Saimir Tahiri të ishte në sherbim në atë çast dhe ta shanin e godisnin do të reagonte duke qëlluar.
Ka raste kur policia e shkel ligjin, por në këtë rast nuk ka asnjë faj polici rrugor në Shengjin.
Video
Njoftimi i Policisë së Lezhës:
Më datë 21.08.2016 është arrestuar shtetasi Blerti Kola , 27 vjeç, banues në Lezhë, si dhe po punohet për kapjen dhe të vëllait të tij shtetasit Daniel Kola, 30 vjeç, banues në Lezhë.
Nga veprimet hetimore të kryera nga oficerët e policisë gjyqësore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, këta 2 shtetas duke udhëtuar me mjetin tip “Rover” në rrugën Shëngjin-Lezhë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhërit si dhe kanë ofenduar dhe goditur punonjësin e policisë të qarkullimit rrugor, inspektorin A.B., i cili pasi ka marrë ndihmen e nevojshme në spitalin e Lezhës është larguar për në banesë jashtë rrezikut për jetën.
Vepra penale “Goditje për shkak të detyres” në bashkëpunim, parashikohet nga neni 237 e 25 i Kodit Penal.
Në lidhje me këtë ngjarje, eshte publikuar dhe nje video ne mediat online.
Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë verifikimet për veprimet e punonjësit të policisë rrugore, si dhe po bëhet kqyrja e kamerave të ambienteve përreth për të siguruar videon e plotë te ngjarjes.
Policia e Shtetit bën me dije nga ana tjetër, se goditja e punonjësit të policisë është vepër penale dhe çdo punonjës policie , në bazë të nenit 133 të ligjit 108/2014 “Për policinë e shtetit” ka tagrin të reagojë, duke përdorur forcen, ndaj çdo shtetasi që e godet atë për shkak të detyrës.