Reagimi i Dash Shehit, Agron Dukës dhe Nard Ndokës pas dështimit negociatave

Koha Jone online u bëri këtë pyetje sot disa prej kryetarëve të partive në koalicion me PD:

Pyetja: Pas negociatave europiane mbrëmë dhe tërheqjes nga kryeministri për datën e zgjedhjeve, dhënies se katër ministrave teknike që t’i propozoj OPOZITA, dhënies së kryetarit të KQZ opozitës, emërimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë dhe drejtuesve të tjerë të policisë në bashkërendim me opoziten: A MENDONI SE DUHET TE FUTENI NE ZGJEDHJE , PRA ME SAKTE A DUHET TE MBLIDHET TRYEZA E PARTIVE TE OPOZITES PER TE DISKUTUAR KETO PROPOZIME TE TE HUAJVE? A MENDONI SE PO BENI FAKTORIN NDERKOMBETAR KUNDER ?

Agron Duka, kryetar i PAA:

Sot do të takohemi me zotin Basha dhe do të diskutojmë mbi zhvillimet e djeshme. Propozimet e ndërkombetarëve ishin deri diku lehtësuese për opozitën, por qeveria teknike që ishte kërkesa, e cila na bashkoi në protestë, nuk u hodh në tryezë.

Të negociosh do të thotë se të dya palët duhet të cedojnë diçka. Marrëdhëniet tona me nderkombëtarët nuk janë të cënuar pasi ata erdhën për të dhënë një kontribut dhe jo ultimatume. Sikurse mund të pritej, krizën tani duhet ta zgjidhim ne. Duhet të tregojmë pjekurinë politike. Tani duhet të dominojë arësyeja, pasi nëse nuk gjejmë një zgjidhje nuk dimë se ku mund te shkojnë ngjarjet.

Nard Ndoka, kryetar i PDK:

Asnjë nga këto “leshime” të mazhorancës nuk sigurojnë zgjedhje të lira. Numërim dhe votim elektronik është e vetmja garanci për zgjedhjet. Largimi i Rames i hap rrugën vettingut, bie skema korruptive e blerjes se votës, çlirohen institucionet. Kauza e opozites është e shejtë dhe është hera e parë, që kërkohen standarte për të gjithë, në zgjedhje. Opozita e Rames ka kërkuar pazare për të ndëshkuar LSI e Meten dhe pluralizmin, por nuk ia kemi pranuar. Pazaret e Rames kanë shembur kushtetutën për zgjedhjen e Presidentit me shumicë të thjeshtë

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK:

Do takohem sot me Lulzim Bashën dhe do kërkoj sqarime për bisedimet

Shënim: E njëjta pyetje u është bërë  Vangjel Dules, Fatmir Mediut dhe Kreshnik Spahiut por akoma nuk kanë përgjigje. Po mendohen!

.

SHKARKO APP