Reagon ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas votimit të 128 vendeve, mes tyre edhe Shqipëria, në OKB  kundër SHBA-së dhe Presidentit Donald Trump, që ka vendosur për të njohur Jerusalemit kryeqytet të Izraelit. Një reagim pa nerv dhe pa pasionin e Presidentit Trump. Asnjë fjalë për votën e Shqipërisë kundër tyre. Një reagim të cilin fare mirë mund ta bënte vetë ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në emër të ambasadës amerikane.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen”, thuhet nder te tjera në reagim.

Reagimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:

Deklarata e Presidentit afirmoi realitetin e tanishëm dhe historik të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shtetet e Bashkuara pranuan të vërtetën e thjeshtë se Jeruzalemi është qendra e legjislaturës, kryeministrit dhe gjykatës së lartë të Izraelit.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen. Një proces që shpresojmë do të ofrojë rezultatin më të mirë si për popullin izraelit ashtu dhe atë të palestinez.

SHKARKO APP