Reagon Kryeministri mes rreshtave të “AMARCORD” për refuzimin gjerman

Pas refuzimit publik të Gjermanisë për hapjen e negociatave ja si ka reaguar kryeministri Rama për deklaratat e Gunther Krichbaum, deputetit gjerman të partisë së Merkel (CDU) dhe njëkohësisht kryetar i komisionit për çështjet Europiane në Bundestag.

7 kushtet e vëna prej tij për të hapur negociatat me BE-në ishin një shuplakë e fortë për politikën shqiptare. Përvec atyre pak detajeve që zbuloi Top Channel në edicionin e mbrëmjes për sjelljen e kreut të qeverisë, Rama ende nuk ka reaguar publikisht. Por ai ka gjetur një mënyrë me fine në një koment të shkurtër të publikuar në orën 20.00 në Facebook në rubrikën e tij Amarcord për të reaguar. Mjaft mirë mund të lexohet mes rreshtave se çka dashur të thotë Kryeministri pas refuzimit gjerman.

Lexo reagimin e Kryeministrit:

Nga Edi Rama.

Në kohën kur është shkrepur kjo foto e kishës dhe kuvendit françeskan në Shkodër, shumë skeptikë nga jashtë e kishin krejt të zorshme të shihnin te Shqipëria tjetër gjë veçse një “Turqi të vogël”, shprehje gjeopolitike e kohës, por në fakt përkufizim i çdo prapambetje, prapanikllëku, dallkaukllëku, korrupsioni, vëllavrasje, zhvatje, tradhëtie dhe shitje për interesa krejt të vogla, domosdo antikombëtare.

E keqja ishte atëhere, e ndoshta ende sot, se edhe pse potenciali ishte i madh që Shqipëria të bëhej me forcën e vullnetit dhe të një shumice të vendosur ndonëse të heshtur, kopshti i punuar dhe harmonik me gjeometrinë për tu pasur zili që paraqet kjo foto, xhakajdurët dhe karanxhollët e çdo sahani, rreken ta prishin si të babëzitur. Këtë “punë të madhe në interes të shqiptarëve” siç e quajnë me krekosje prej të marri, historiani romak Taciti e quante “ajo lloj paqe dhe ngazëllimi që nuk janë veç mynxyrë dhe vetmi”.

rrr

Me siguri me këta syresh e kish, europiani i madh dhe syçelët Konrad Adenauer tek thoshte se ishte e padrejtë që Zoti, duke kufizuar mençurinë e njerëzve, nuk kishte kufizuar në të njëjtën kohë edhe dritshkurtësinë e tyre.

E megjithatë, muret e këtij kuvendi, të rrënuara nga varrmihësit e këtij kombi e të ringritura prej shprestarëve në të ardhmen ende buçasin nga zëri i amëshuar i bujtësit të tyre të madh:

“Për inat të dreqit e (ca) shqyptarëve, Zoti ka me e mbajt Shqypnin në kambë, me nder e me lumni… Si janë pra shqyptarët e Shqypnia sot? Si janë? Si po i don anmiku…”

Lexoni lajme të tjera për këtë argument:

http://www.kohajone.com/2016/11/24/gjermania-bllokon-integimin-e-shqiperise-nuk-miraton-hapjen-e-negociatave/

Rama, deputetit Krischbaum: Mos përfshi Shqipërinë në fushatën elektorale në Gjermani

http://www.kohajone.com/2016/11/24/basha-qendrimi-i-gjermanise-lajm-i-mire-dhe-lajmi-i-keq/

http://www.kohajone.com/2016/11/24/majlinda-bregu-ska-date-negociatash-para-zgjedhjeve/

SHKARKO APP