Reagon Presidenti i Republikës, Ilir Meta për protestat e studentëve
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestat e studentëve.
Në një njoftim për mediat presidenca thotë se po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.
Reagimi i plotë i Presidencës:
“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.
Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.
Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”.
FOTO/Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit
- PA KOMENT/ Studentët rrethojnë Ministrinë e Arsimit (VIDEO)
- Studentët: Ne nuk jemi bankomat
- Protesta e studentëve, shpërthen Vasili: Kryeministër idiot, sharlatan
- Studentët po acarohen nga indiferenca e qeverisë
- Studentët: Do presim deri në ora 16.00, më pas kalojmë në demonstratë
- Kryemadhi mbështet protestën e studentëve: Bravo, respekt dhe mirënjohje
- Protesta e studentëve, Malaj: 4 pikat që rrëzojnë Lindita Nikollën
- Mijëra studentë bllokojnë Ministrinë e Arsimit dhe rrugën e Durrësit