Kujt i mbeti dopio gjashta? Venecia i jep indirekt të drejtë PD dhe LSI

Komisioni i Venecia foli dje. Pika më e debatueshme në Shqipëri që po zien prej javësh mes mazhorancës dhe opozitës është shumica me të cilën do të votohen ndryshimet kushtetuese, pra me 3/5 që do të thotë me 84 vota apo me 2/3 ose me 93 vota. Me 84 vota partitë qeverisëse i bënin votat dhe gjithçka kthehej në një farsë të madhe siç bëri dikur Berisha kur kishte pushtetin. Me 93 vota loja ndryshon pasi mazhoranca nuk i ka votat, ndaj duhet patjetër gjetja e një kompromisi politik. PS-ja insistonte deri më sot për 84 vota me shpresën se i jepte diçka nga drejtësia edhe LSI-së dhe i kalonte ndryshimet në Kushtetutë, por ka qenë vetë Ilir Meta që ka kërkuar konsensus me PD që do të thotë me 93 vota. Edhe kjo dilemë për 84 apo 93 u zgjidh dje. Ja se çfarë përgjigje dhanë komisioni i Venecias: “Çështja më e diskutueshme ka qenë shumica që duhet të përdoret për zgjedhjen e drejtuesve të organeve të ndryshme. Ekspertët kanë propozuar që të zgjidhen me 3 të pestat, ndërsa opozita që të zgjidhen me 2 të tretat. Të dyja këto opsione janë sipas standardeve evropiane, ndaj nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Komisionit të Venecias”, ka deklaruar kreu i delegacionit të ekspertëve, Tomas Markert.

Tani duhet patjetër kompromis politik mes PS-PD-LSI , ndryshe nuk kalojnë ndryshimet e propozuara nga ekspertët e tre partive. Për ekspertët e Venecias nuk kishte ndonjë gjë të keqe me 3/5 apo me 2/3. Por LSI nuk lejon pa mirëkuptim me PD e ndaj Edi Rama ka një zgjidhje: të pranojë takimin me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Nëse nuk pranon me 2/3 atëhere rrezikon edhe me 3/5 pasi LSI nuk do ta votojë sepse kërkon kompromis të tre partive të mëdha e më gjerë.

Nga dje u rrëzua variant strikt i PS-së për 3/5 e votave.

SHKARKO APP