Rënie e frikshme e euros, arrin në 97 lekë në qendrat e mëdha tregtare! Banka e Shqipërisë hesht

Monedha euro po zhvlerësohet frikshëm, duke rrezikuar seriozisht eksportet vendase, të cilat po falimentojnë ose po mbyllen përkohësisht duke nxjerrë qindra punëtorë papunë.

Banka e Shqipërisë e ka me ligj se duhet të ndërhyjë për të stabilizuar tregun e monedhës vendase por edhe atë huaj pasi duhet të ruajë ekuilibrat delikat të ekonomisë. Por banka e Shqipërisë e ka mendjen me shumë te mikrokreditë dhe hetimet që ka hapur SPAK për Guvernatorin Sejko.

Dje dhe sot në tregun vendas 1 euro konvertohet me 100 lekë, ndërkohë në qendrat tregtare arrin edhe në 97 lekë!

Kjo rënie e frikshme e euros vjen natyrisht nga turizmi, futja e monedhës europiane në vendin tonë, por kryesisht shkaktohet nga nxjerrja e parave cash në euro që vijnë trafiku i drogës prej rrjeteve kriminale.

Altin Dumani, kreu i SPAK, theksoi dje para ligjvenësve se shumë para e zezë po pastrohet në ndërtime dhe resorte turistike. Mësohet se SPAK po heton këto ndërtime se kush fshihet pas tyre dhe si i kanë marrë lejet.

Ajo që duhet të ndërhyjë në tregun e monedhës, pra Banka e Shqipërisë, ka mbyll njerin sy, sepse i intereson të pastrohet euro.

SHKARKO APP