Kryeministri italian merr 60 % kundër. Forcat anti-BE marrin hov të madh
Referendumi aq shumë i diskutuar në Itali për ndryshimin e Kushtetutës përfundoi me disfatë të madhe për Kryeministrin italian Renzi. Referendumi dha shifrën 60 përqind kundër propozimeve të tij. Kryeministri Renzi kishte premtuar dorëheqjen nëse humbiste.
Kryeministri italian, Mateo Renzi ka humbur në referendumin kushtetues që kërkonte kufizimin e pushtetit të senatit dhe një stabilitet më të madh për qeverisjet në Itali.
Rezultatet e para flasin për humbje të pastër; 40% kanë votuar pro dhe 60 % kundër.
Referendumi shihet si një barometër i ndjenjave anti-establishment në Europë. Renzi kishte paralajmëruar se nëse humbiste do të jepte dorëheqjen. Pas daljes së rezultateve të para në një konferencë për mediat ai njoftoi largimin e tij.
“Nuk arrita të marrë një “Po” fituese. Doja të ulja numrin e karrigeve në senat. Karrigia që rrëzohet është imja. Shpresa e kësaj qeverie përfundon këtu. Nesër, (sot) pasdite do të mbledh ministrat, më pas do të takojë Presidentin e Republikës për të dhënë dorëheqjen. Referendumi, edhe pse unë humba, ishte shenjë e demokracisë. I takon atij që fitoi për të bërë tashmë propozime serioze”,- tha Kryeministri Renzi.
Disa minuta para se të mbante deklaratën e pranimit të humbjes, Renzi postoi një Twtter ku nuk e fshehu ironinë: “Megjithë, faleminderit të gjithëve”, shkroi ai.
Më pas, në konferecën për mediat, pranoi se humbja e ishte përgjegjësi e tij. “U dhamë italianëve një shans për të ndryshuar, por nuk ja arritëm dot qëllimit. Morëm miliona vota, por nuk janë të mjaftueshme. Ne donim të ishim fitues dhe jo pjesmarrës. Unë i marr të gjitha përgjegjësitë e humbjes!”,- tha Kryeministri.
Rezultati i referendumit për reformën ligjore në Itali, konsiderohet si një fitore e madhe për lëvizjen anti sistem 5 yjet të Bepe Grilos dhe për ksonofobët e Lega Nord të Mateo Salvinit.
Reagimet e para të rivalëve të Renzit kanë qenë të menjëhershme. Kreu i “Pesë Yjeve”, Bebe Grilo tha se: “Këto zgjedhje kanë dy pasoja. Lamtumirë Renzi dhe italianët duhet të shkojnë menjëherë në votime (për qeverinë e re).:.”.
Ndërsa Matteo Salvini i Lega Nord tha se: “Kjo është një ditë e lirisë kombëtare. Renzi lë pas një Itali të ndarë”.
Kryeministri italian pritet të jap sot dorëheqjen. Natyrisht që disa efekte negative pritet të mbërrijnë dhe në Shqipëri pas këtij Referendumi me 60 % kundër ndryshimit të establishmentit politik aktual.
Një BE e traumatizuar pas ikjes së Britanisë së Madhe dhe ardhjes së Trump në pushtet në SHBA.
Lajme të tjera në Koha Jonë për referendumin në Itali:
Populistët buzëqeshin, Italia tremb Bashkimin Europian
Mediat amerikane: Italia pranë një krize financiare
Si Merkel hoqi “qafe” 4 politikanë botërorë
Berisha: Në Itali fiton thellë JO-ja. Tani radha e Ramës