FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Resorti në Zvërnec, Rama: Shteti nuk po fal asgjë, është pronë private

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, që ka ngjallur diskutime në publik e protesta të banorëve atje.

Rama tha se shteti nuk ka falur asgjë, sepse ajo tokë nuk i përket shtetit, por ka qenë private për breza me radhë.

“Po dalin disa lajme me demek shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë, sepse shteti aty nuk ka asgjë. Ajo është një pronë private, dem baba dem. Investitorët e përfshirë në atë biznes, janë investitorë seriozë që atë pronë e kanë marrë nga privatët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shteti ka pasur në anën tjetër të projektit, ku është ishulli i Sazanit, ku ende nuk kanë mbaruar negociatat, pasi Korporata e Investimeve është pjesë e projektit. Edhe toka e ishullit do të jetë e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?