Rezultatet e para të “Minishengenit ballkanik”, sulmohet ambasada malazeze në Beograd

Pas takimit Vuçiç- Rama, me pjesmarrjen e detyruar të presidentit malazez në Durrës, nacionalistët serbë marrin fuqi.

Disa persona kanë sulmuar mesnatën e kaluar ambasadën e Malit të Zi në Beograd. Sipas mediave malazeze huliganët kanë tentuar të djegin flamurin. Turma e mbledhur përpara ambasadës ka sulmuar flamurin, i cili është zëvendësuar menjëherë nga ambasada. Ashtu si shihet edhe nga fotot, tashmë në ambasadë po valvitet një tjetër flamur malazez.

“As Numan Pasha Cuprilic dhe as Omer Pashë Latas nuk mundën ta shkatërrojnë, e lëre më turma që u mblodh në Terazije sonte para Ambasadës së Malit të Zi në Serbi”, shkruajnë mediat malazeze.

Pas zhurmës së dyshes Rama-Vuçiç për gjoja “minishengenin ballkanik” filluan rezultatet e para. U sulmua ambasada malazeze në mes të Beogradit.

Imagjoni se çfarë mund të bëjnë serbët, kur nuk e njeh si shtet Kosovën Presidenti Vuçiç!

SHKARKO APP