Rilindja s’ka frikë nga shifrat, por nga fryma e opozitës së bashkuar

Edi Rama dhe Rilindja janë në ankth drithërues. E dijnë se janë para një humbje titanike përballë PD-LSI dhe krejt koalicionit të stërmadh opozitar. Ndaj po nxitojnë të firmosin vjedhjet e fundit, por që janë vjedhje të përmasave katastrofike për Shqipërinë. E megjithatë prapë nuk po dorëzohen sepse kanë fut në sulm një tabor “analistësh”, media të caktuara kombëtare, ndonjë ambasador të paguar apo tek-tuk ndonjë lobim disa milionsh me dollarë për t’ju bërë dizenjon e fundit të surratit të tyre që populli mezi pret ta çjerr me thonjë e zemërimit ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Edi Rama nëse do ti dilnin llogaritë me sondazhe e numra do ta kishte çuar vetë Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, por kudo del keq. Humbet edhe në Vlorë. Edhe në Tiranë lë leshtë Rilindja.

Gjithnjë përballë Koalicionit Opozitar.

Ndaj po mundohet të fusë përçarje mes partive të opozitës. Edhe mes PD dhe LSI, por Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë të vendosur që do shkojnë bashkë në koalicion në zgjedhje dhe po bashkë do bashkëqeverisin. Natyrisht me krejt aleatët.

Kjo e dërmon Rilindjen e Ramës, që mundohen të krijojnë lloj-lloj llogarishë zgjedhore, duke menduar apo përhapur kastile se jemi aty-aty me opozitën.

Por le ti referohemi disa analizave zgjedhore të dekadës së fundit.

Nëse të gjithë në prag të zgjedhjeve të 2013 bazuar në votimet e 2009 nuk e nxirrnin diferencën e koalicionit të PS e LSI me shumë se dy ose tre mandate se PD me të djathtën, por e verteta doli krejt ndryshe me diferencë 26 mandate, ndërkohë që opozita ia la dhe KQZ tërësisht PD-së pas ndryshimit të minutës së fundit të një anëtari të LSI.

Kush bën llogaritë sot mbi rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2013 gabon dhe më rëndë.

Të gjithë harrojnë se falë “kthesës“ së papritur të 17 majit, ku Basha bëri koalicion me Ramën, elektorati antiRilindje që ishte ngufatur në çadrën e bulevardit për disa muaj me premtimin për zhdukjen e Ramës nga pushteti u ndje i tradhtuar dhe i çoroditur pasi mori mesazhin se e keqja nuk ishte Edi Rama, por LSI dhe PDIU! Po kështu aleatët e PD u vunë para faktit të kryer duke pranuar një vend në listat e PD, vetëm për kryetarët. Ndërkohë mesazhi që u përcoll ishte se çadra kishte qenë një lojë për të garantuar një bashkëqeverisje Rama-Basha, por me Ramën kryeministër pas zgjedhjeve. Ndaj demokratët, republikanët, ballistët, legalistët, demokristianët, etj, në bazë e lëshuan veten dhe të demoralizuar nuk bënë më fushatë ose vrapuan te kapot e listave të PS në qarqe për të ofruar votat e tyre në këmbim të favorëve dhe eurove. Dhe eurot nuk mungonin nga miliardat e kanabisit të bandave më kriminale në vend. Ndërkohë policia vazhdoi planin e saj sipas programit që ka dalë nga përgjimet e gazetës gjermane BILD. Të paktën 200 mijë vota antiRamë qëndruan në shtëpi ose u shitën te kapot e Rilindjes.Të paktën 20 mandate deputeti që duhet të shkonin për PD dhe LSI, PDIU, PAA, PR, PDK, PBDNJ i kaluan Rilindjes.

Ndaj një përbashkim opozitar, stërmadh, e shkatërron Edi Ramën.

E çon siç thotë populli për “lesh në presh”! Kështu që investimi kryesor i Edi Ramës ka qenë e mbetet vetëm përçarja e opozitës, e sidomos PD dhe LSI. Për këtë ai ka investuar te individë, në media gjoja “të lira” apo te analistë e diplomatë të huaj për diversion brenda opozitës etj. Dhe luajnë dhjetra milionaë euro që po hedh Rilindja në këtë drejtim, pra në përçarjen e opozitës.

Goditjet fatale nga Komisioni Venecias dhe nga Parlamenti Europian e kanë dërmuar Rilindjen, por akoma nuk është rrëzuar përtokë. Ndërkohë vjeshta mund të sjellë surpriza të papara. Në parlamentin europian po rezistojnë vetëm miqtë bullgarë e rumunë të Taulant Ballës. Por shumica e shtetëve europiane i kanë hequr vizën Edi Ramës. Tani me 1 korrik kryesimin e BE e merr Gjermania. Dihet qëndrimi i prerë gjerman për kushtet ndaj qeverisë shqiptare.

Partia, që misionarët si Moikomi e Driteroi e bënë shembull të demokracisë, ka humbur çdo nerv personaliteti e integriteti duke rënë në prehrin e mercenarëve të Rilindjes që do mbahen mend për riizolimin e vendit dhe si shkatërruesit e demokracisë së fituar me mund e përplasje që nga viti 1990. Ndaj anëtarët e simpatizantët e PS janë, sipas sondazhëve, më të irrituarit se janë më të tradhtuarit. Socialistët nuk vendosin më, nuk japin mendime që të dëgjohen lart, shikojnë se si partinë ua morën Rilindja, e cila sapo të humb zgjedhjet do të ikin me thasët me euro nëpër BE. Dhe do ta lenë PS-në të sakatuar.

Rilindja e di qëi humbet thellë të gjitha qarqet, përfshirë dhe Vlorën e Tiranën. Ndaj rilindja po financon gjoja lëvizje të pavarura si G99 në të kaluarën. Disa oligarkë po japin para për dy lëvizje gjoja të lira dhe antisistem, por që janë brenda sistemit të korrupsionit total. Por me kohë do dalin edhe lekët që ata po financohen prej Ramës dhe oligarkëve. Njeri bën edhe si profesor, por eurot i merr diku në periferi të Tiranës të një grumbull vilash.

Rama e di që pakënaqësia ndaj tij është në nivele të frikshme. Këtë e ka kuptuar dhe opozita e cila ka hequr dorë nga kushti për qeveri kujdestare zgjedhore, sepse i rezulton që vetëm me Edi Ramën si kryeministër e maksimizon fitoren e saj drejt një shumice për ndryshime kushtetuese, pas zgjedhjeve. Çdo individ tjetër nga PS si kryeministër e zbut, sadopak, këtë zhgënjim katastrofik të rilindjes. Merita për këtë supërbashkim të opozites i takon vetëm Edi Ramës. Ai i ka mashtruar të gjithë.

Ndaj jo vetëm PD është e bashkuar me LSI, por edhe Dule me Idrizin, edhe ballistët me Arben Malaj dhe Elmaz Sherifin,  e plot të tjerë.

Opozita e Bashkuar do jetë “Vaterloja” e Edi Ramës./redaksia KOHA JONE/

SHKARKO APP