Rishfaqet i qeshur zv/kryeministri Arben Ahmetaj. Në Kongresin e PS ishte me “grip”
Sot zv/kryeministri Arben Ahmetaj u shfaq në publik pas disa ditëve heshtje dhe mos dalje në media.
Në Kongresin e fundit të PS-së, zv/kryeministri Ahmetaj u pa jo në formë dhe nuk foli. Analistët thanë se ka “grip”.
Hamendjet ishin të shumta, por sot dukej i qeshur dhe zv/kryeministri sa nuk shpërthente në batuta, në krah të Artan Lames, arkitektit të Kadastrës digjitale shqiptare.
Gjatë këtyre ditëve PD e ka akuzuar fort për aferën e inceneratorëve.