Roland Bejko: Sapo të zgjidhem kryebashkiak do të bëjë atë që Zoti ka thënë për Tiranën!

Kandidati i PD, zoti Roland Bejko, i cili synon të mposhtë Erion Veliajn dhe Belind Këlliçin mbajti sot një fjalim programatik për të djathtën shqiptare. Ai ishte i ashpër ndaj oligarkisë politike dhe financiare. Vizionar, i prerë, me një forcë të madhe kurajo ai akuzoi oligarkinë politike dhe financiare, me emra, gjë të cilën Belind Këlliçi nuk ka patur forcë ta thotë.

I rrethuar nga qindra e qindra militantë të PD, sa as salla nuk i nxinte, ai hyri plot duartrokitje. Njerëzit turreshin ti jepnin dorën, ta përqafonin dhe të bënin fotografi me të.

Me pas zoti Bejko mori fjalën duke dërmuar politikën e vjetër, Rama-Berisha-Meta. Ai akuzoi Sali Berishën se “ne si demokratë e kemi bërë president dhe kryeministër, por ai nuk e meriton respektin tonë pasi po përdor demokratët për interesat e tij personale e familjare”.

Si askush tjetër Roland Bejko tha se “siç ka thënë Zoti ai do të bëjë për Tiranën”. Akoma saktësisht nuk dihet se çka thënë Ai, atje lart, për kryeqytetin, por kandidati Bejko e tha prerë se e di se çfarë duhet për Tiranën.

Në një sallë në degën nr.9 të Tiranës, kandidati i PD, shpalosi idetë e tij për të drejtuar bashkinë. Ai tha se sapo të hyjë në zyrën e kryebashkiakut do të përgjysmojë taksat e bashkisë, do ta ul në 3 % taksën e ndërtimit që të ndikojë në uljen e çmimit të apartamentëve në Tiranë, ndonëse nuk tregoi se si do ta mbushë arkën e bashkisë për të shërbyer qytetarëve.

Por duhet pranuar se fjala e tij emocionoi krejt sallën plot e plot me njerëz.

“Ne jemi shumë e më shumë se ata që bëjnë zhurmë dhe duan të na mbajnë në të kaluarën. Energjia dhe entuziazmi i demokratëve rritet përditë e më shumë. Në degën 9 atmosfera ishte e fantastike. Demokratët janë gati për fitore në 14 Maj, dhe për ringritjen e Partisë Demokratike për zgjedhjet 2025”- shkruan në facebook zoti Bejko direkt pas takimit.

SHKARKO APP