Romani i ri në treg, Ben Blushi zbulon titullin: Jam mysliman!
Ben Blushi pasi tregoi ditë më parë se ka nxjerrë në treg librin më të ri, sot ka zbuluar se romani ka titullin “Jam Mysliman”.
Postimi i plotë
JAM MYSLIMAN
E di që shumë njerëz do habiten me titullin e romanit tim të ri po nuk është kjo arsyeja pse e kam shkruar.
Unë jam një ateist dhe fjalia Jam Mysliman duket sikur nuk shkon në gojën time.
E megjithatë unë mendoj se shkon.
Nuk ka asnjë fjali që një shkrimtar nuk mund ta thotë me gojën e përsonazheve të vet.
Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman.
Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të disa luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë ku ai mrekullohet.
Në fund, pas një incidenti me një grup fanatikësh, shkrimtari shpall në facebook vendimin e tij me shënimin : Jam Mysliman.
Kjo fjali i ka dhënë dhe titullin librit.
Shpresoj shumë që romani të lexohet siç është, pra si letërsi dhe asgjë tjetër.
Jam Mysliman do promovohet të hënën pasdite dhe duke nisur nga e marta do jetë në çdo librari si dhe në Panairin e Librit.
KOHA JONË SONDAZH


