FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronela Hajati fiton festivalin e 60-të të këngës në RTSH, përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion

Kengëtarja e njohur Ronela Hajati është fituese e Festivalit të 60-të të Këngës në RTSH.

Ronela është vajza e gazetarit të mirënjohur shqiptar Marash Hajati, i cili është ndarë nga jeta, por fituesja e festivalit, kur mori çmimin i dedikoi disa fjalë babait të saj të ndjerë.

Ronela Hajati do të përfaqësoj Shqiperinë në Eurovizion, i cili do të zhvillohet në Torino të Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vendin e dyte u rendit Alban Ramosaj. Rezarta Smaja dhe Eldis Arrnjeti, morën të dy çmimin e tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Festivali u moderua nga katër prezantuesit Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.

Në foto: Ronela Hajati gjatë interpretimit të kengës fituese në RTSH (datë 29/12/2021)

Në foto: Katër prezantuesit festivalit të 60-të te kengës në RTSH: Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Isli Islami dhe Kelvi Kadilli.(29/12/2021)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?